LAJMI I FUNDIT:

Prokurorët e PSP-së nuk paraqiten në gjykim për rastin “Telekomi i Maqedonisë”, anulohet seanca

Prokurorët e PSP-së nuk paraqiten në gjykim për rastin “Telekomi i Maqedonisë”, anulohet seanca

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale gjykatësja Lenka Davitkova e anuloi seancën e sotme për tre ish-drejtorët e “Telekomit të Maqedonisë”.

Arsye për anulimin e seancës ishte volumi i dëshmive materiale. Në seancën e sotme është dashur të dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtjes, ndërsa seanca e radhës është caktuar për më 25 janar të vitit të ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hungarezi Atilla Senderi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të atëhershëm në “Telekomin e Maqedonisë” gjermani Rolf Pllat, greku Mihail Kefalijanis dhe hungarezi Zolltan Kishjakus, janë të akuzuar se kanë nënshkruar kontratë fiktive për shërbime konsultative me shtëpinë nga Qipro “Chaptex Holdings Limited” dhe në këtë mënyrë kanë dëmtuar “Telekomin e MAqedonisë” për gati 4 milionë euro, ndërsa buxhetin e shtetit për 2 milionë euro, pasi atë kohë qeveria posedonte 47 për qind ët aksioneve në kompani.


Në llogari të firmës qipriote janë lëshuar para pa vendim të Bordi të Drejtorëve, ndërsa urdhrat i kanë nënshkruar Sendrei, Rolf Pllat dhe Kishjakus.

Akuzë kundër tre ish-drejtorëve u ngrit nga Gjykata Themelore Shkupi 1 në gjysmën e parë të vitit 2011, ndërsa seanca e parë u caktua për më 26 tetor 2011.

Prokuroria Speciale nisi procedurë parahetimore për këtë rast, i cili pritet të jetë pjesë e dëshmive. Ndërsa Prokuroria Themelore refuzoi t’ia jep PSP-së rastin “Magyar Telekom” me arsyetimin se nuk kanë lidhje njëra me tjetrën./Telegrafi/