Ish-kryeministri dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga Kryeministri, Edi Rama sot në Pejë, duke i cilësuar ato si antishqiptare.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rama po e përdor Kosovën për të mbuluar dështimet e tij dhe për të sulmuar Bashkimin Europian.
“Tashmë është bërë zakon qe çdo vizite në Kosovë, Edi Rama, do ta përdorë për të mbuluar dështimin e tij të plotë në rrugën e integrimit, hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE por edhe për të ndihmuar me to direkt apo indirekt mikun e tij, Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë i Berishës:
“Deklaratat e Edvin Kristaq Rames ne Peje jane mirefilltas antishqiptare!
Te dashur miq, perdorimi i perseritur Kosoves nga Edvin Kristaq Rama per te sulmuar dhe kercenuar BE eshte akt banditesek dhe fund e krye antishqiptar.
Tashme eshte bere zakon qe çdo vizite ne Kosove, Edvin Kristaq Rama do te perdore per te mbuluar deshtimin e tij te plote ne rrugen e integrimit, hapjes se negociatave te Shqiperise ne BE por edhe per te ndihmuar me to direkt apo indirekt mikun e tij Vuçiç.
Me mesazhet kercenuese qe leshon nga Kosova, Rama si nje bandit, si nje Don Kishot i vertet mendon se ai tut Bashkimin Europian dhe i imponon atij te mbylle syte para organizates shteterore krimiminale me te rrezikshme te Europes, “Rilindja” qe kryesohet nga kreu i Meduzes Edvin Kristaq Rama.
Ai mendon se me keto kercenime prej banditi te lidhur me njemije fije me krimin do mund te detyroje BE te hape negociatat pavaresisht se ai dhe organizata kriminale e Rilindjes qe kryeson linden ne zener te Europes nje Kolumbi dhe shkuar Kolumbise, ndertuan narkoshtetin e vetem ne bote, vendin me te korruptuar te planetit dhe vendin e vetem ne bote me nje drejtesi dyshkallesh, de fakto pra pa sistem drejtesie.
Prandaj denoj me ashpersine me te madhe deklaratat antikombetare ne thelb proserbe kunder BE te Edvin Bregoviçit dhe perdorimin e Kosoves nga ana e tij per deklarata, me te cilat kerkon te mbuloje deshtimet, skandalet, narkoshtetin e mazhorances se tij te krimit dhe droges, vjedhjes dhe korrupsionit. sb” (sic.), ka shkruar Berisha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025