Ngecje në ndërtimin e objektit të universitetit “Nënë Tereza” (Video)
U premtua se në qershor të këtij viti do të filloj ndërtimi i objektit të Universitetit Nënë Tereza, por 5 muaj pas skadimit të këtij afati që rektori i UNT-së Aziz Pollozhani e tha me gojën e vetë, jo që nuk ka filluar ndërtimi, por ende nuk është bërë as projekti themelor.
“Paralelisht me këtë kohë, që duhet të realizohet projekti zbatues që i duhet 4 -5 muaj prej muajit që kaloi, ne synojmë dhe kemi bërë dokumente paralele me Ministrinë e Arsimit që në ndërkohë të zgjidhet edhe problemi i shpronësimit të këtyre vendeve që kur të vijmë në fund të majit ose prillit na ta kemi atë punë të zgjidhur që të mos kemi problem. Sepse ajo mund të jetë arsye për ta vonuar përsëri projektin, që ne nuk do të ishim fare të lumtur në ata rrethana”, deklaroi Aziz Pollizhani, rektor i UNT-së.
Nga UNT-ja e pranojnë ngecjen dhe thonë se arsyeja e kësaj vonese janë problemet me shpronësimin e parcelave të tokës ku mendohet të bëhet objekti. UNT-ja tani topin e hedh tek Qeveria.
“Mosrealizimi i shpronësimit ka pamundësuar kompletimin e dokumentacionit si për të rrumbullakuar projektin po-ashtu edhe për të proceduar në fazën e dyte, atë të prokurimit për të ndërtuar objektin. Arsye tjera për vonesa nuk ka sepse sikurse është njoftuar opinioni, mjete financiare për të filluar këtë fazë ka në buxhetin e këtij viti dhe po-ashtu në nivel të njëjtë është planifikuar edhe për vitin e ardhshëm buxhetor. Pas zgjidhjes së çështjes për lokacionin e vendosjes së objektit do të mund të fillohet me procedurat e prokurimit për fazën e dytë”, thonë nga Universiteti Nënë Tereza.
Nga Qeveria thonë se shpronësimi është në procedurë e sipër por nuk japin një datë të saktë se kur do të filloj ndërtimi. Zëdhënësi Muhamet Hoxha thekson se tani në procedurë është shpronësimi i një objekti që është nën kompetenca të Ministrisë së Mbrojtjes. I njëjti do të kalojë në pronësi Ministrisë së Arsimit, që më pas t’i kalohet Universitetit Nënë Tereza.
“E gjitha kjo procedurë është në rrjedhë dhe momentalisht nuk mund të jap as detaje se deri kur është procedura. Me konkluzat e reja të Qeverisë së Maqedonisë saktë do të theksohet edhe pronësia kur do të kalojë te UNT-ja por edhe mënyra e shpronësimit të një pjese të tokës e cila të shpie deri te objekti që është në kuadër të kazermës Ilinden”, pohoi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.
Deri në çelës, i gjithë kompleksi universitar pritet të kushtojë rreth 25 milion euro, ndërsa vetëm projekti themelor kushton kap shifrën 57 milion denarë sa 3% e shumës së përgjithshme. Pas përfundimit eventual të procedurave të shpronësimit dhe projektit themelorë, ndërtimi pritet të zgjasë 3 deri në 5 vite./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'