LAJMI I FUNDIT:

Lë të befasuar edhe gazetarët, momenti kur Maradona “bllokohet” për 11 sekonda gjatë një interviste televizive (Video)

Lë të befasuar edhe gazetarët, momenti kur Maradona “bllokohet” për 11 sekonda gjatë një interviste televizive (Video)

Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave edhe një herë është vënë në qendër të mediave botërore.

Dhe kësaj radhe, si shumë herë së fundmi, ai nuk ka qenë temë diskutimi rreth arritjeve të tij në futboll, por për gjestet e tij, “të veçanta”.

Bëhet fjalë për momentin kur ai merret në intervistë nga disa gazetarë, përcjell Telegrafi, gjatë së cilës, ylli argjentinas bllokohet për rreth 11 sekonda, duke mos dhënë përgjigjen.


Maradona njihet për situata të tilla interesante.

Kujtojmë se në qendër të vëmendjes, ndër tjerash, Maradona kishte qenë edhe gjatë ndeshjes së parë të Përfaqësueses së Argjentinës në Kampionatin Botëror ‘Ruisa 2018’, ndaj Islandës.

Ekipi për të cilin dikur kishte luajtur edhe Maradona nuk patën arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj vikingëve.

Këtë barazim të tyre e kishte përcjellë edhe legjenda Diego Maradona.

Derisa në ekranin e madh të Spartak Stadium, tifozët ishin të njoftuar se nuk lejohet pirja e duhanit, kësaj rregulle nuk ia kishte “vënë veshin” legjenda argjentinase.

Ai kishte ndezur një puro dhe i papenguar nga askush bënte fotografi me tifozët dhe fushën në prapavijë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Numrat që i pa në ëndërr, shkoi i luajti në loto - amerikanja fiton 50 mijë dollarë

Numrat që i pa në ëndërr, shkoi i luajti në loto - amerikanja fiton 50 mijë dollarë

Fun
Fshati italian që ia ndalon banorëve të sëmuren

Fshati italian që ia ndalon banorëve të sëmuren

Interesante
“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

Interesante
Biblotekës së New Yorkut i kthehet libri që u huazua para 72 vjetëve

Biblotekës së New Yorkut i kthehet libri që u huazua para 72 vjetëve

Fun
Zbulohet Swim Suit, kostumi i papërshkueshëm nga uji që u lejon punonjësve të kalojnë shpejt nga zyra në pishinë

Zbulohet Swim Suit, kostumi i papërshkueshëm nga uji që u lejon punonjësve të kalojnë shpejt nga zyra në pishinë

Interesante
I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

Fun
Kalo në kategori