LAJMI I FUNDIT:

Futet për të kryer vjedhje në rezidencën e guvernatorit dominikan, pendohet kur para tij shfaqet politikani me sëpatë në dorë (Video)

Futet për të kryer vjedhje në rezidencën e guvernatorit dominikan, pendohet kur para tij shfaqet politikani me sëpatë në dorë (Video)

Një kriminel filloi të kërkoj ndihmë dhe të lusë të tjerët që t’i telefonojnë policisë, pasi ishte kapur duke vjedhur në shtëpinë e guvernatorit në Republikën Domenikane.

Një burrë i paidentifikuar u mbajt në një cep nga Juan Antigue Javier, duke mbajtur në dorë një sëpatë në provincën Duarte në veri të vendit, derisa pjesëtarët e tij të sigurisë vazhdimisht e mbanin në ankth, transmeton Telegrafi.


Hajni raportohet se kishte hyrë në shtëpi disa herë, ndërsa sipas mediave lokale ky burrë ishte shfaqur sërish dhe ishte futur në rezidencën e guvernatorit Antigua  Javier në komunën e San Pedro de Macoris, por kësaj radhe për të vjedhur një orkide (bimë).

Ky veprim aktivizoi guvernatorin dhe pjesëtarët e sigurimit të tij të cilët arritën ta kapin. Ndërsa në videon e filmuar me telefon të mençur, shihet guvernatori duke mbajtur në dorë një sëpatë. I frikësuar se mund ta pësojë keq, hajni vazhdimisht bërtiste “ju lutem thirreni policinë”. /Telegrafi/