Në Kolegjin ILIRIA, me sukses u përmbyll manifestimi tradicional treditor “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2018”, me të cilin për 13-të vite rresht, Kolegji ILIRIA, me dhe Rinia Studentore e Kosovës, shprehin respektin dhe dashurinë ndaj SHBA-ve dhe popullit amerikan, për rolin të tyre të përhershëm, esencial dhe të pazëvendësueshëm, në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Edhe në manifestimin e sivjetmë “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”, të gjitha aktivitetet e ndryshme kulturore e artistike që u zhvilluan përgjatë tri ditëve prej 20 deri më 22 nëntor, iu dedikuan miqësisë shqiptaro-amerikane, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që ka dhënë qeveria dhe amerikane dhe populli amerikan, për lirinë, pavarësinë e vendit tonë.
Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi, në hapje të këtij manifestimi tha se Kolegji ILIRIA është shumë krenar që për 13-të vite me radhë bashkë me Rininë Studentore, organizojnë manifestimi “Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA-të”, dhe foli më shumë rreth rolit të SHBA-ve, në shtetndërtimin e Kosovës, duke theksuar se populli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve, për mbështetjen që i ka dhënë popullit tonë në momementet më kritike për ekzistencën e tij.
“Roli i SHBA-ve, për Kosovën është dhe do të jetë i përhershëm dhe i pazëvendësueshëm. Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne falënderojmë të gjitha shtetet demokratike që morën pjesë në krijimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Iniciativa e studentëve të Kolegjit ILIRIA është që përmes këtyre aktiviteti të shprehin respektin, dashurinë dhe falënderimin për popullin amerikan. Derisa amerikanët festojnë Thanksgiving Day, për të mirat dhe begatitë, shqiptarët falënderojnë popullin dhe qeverinë amerikane për përkrahjen e dhënë në ditët më të vështira të ekzistencës së tyre. Ne këtë kurrë nuk duhet ta harrojmë”, tha Prof. Dr. Mixhait Reçi.
Në ditën e parë të manifestimit të madh tradicional “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2018”, në kampusin e Kolegjit ILIRIA u hap dhe qëndroi e hapur për publikun, gjatë tri ditëve të manifestimit, një ekspozitë me vepra të krijuesit të njohur, Fatmir Krypa, të cilit iu nda edhe një mirënjohje nga Kolegji ILIRIA.
Dita e dytë e manifestimit vazhdoi me promovimin e librit “Rrëfime Lirie – Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës”, i autorit Shaqir Salihu, ëndërrimtarit e idealistit të përjetshëm, punëtorit të palodhshëm për lirinë e pavarësinë e Kosovës, gazetarit e producentit shumëvjeçar të “Zërit të Amerikës”.
Akti solemn i promovimit të këtij libri, në kuadër të manifestimit: “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të”, mblodhi në Kolegjin ILIRIA shumë miq e dashamirë të autorit, bashkëveprimtarë e bashkëmendimtarë të tij dhe dashamirë të librit.
Tutje në ditën e tretë dhe përmbyllëse të manifestimit: Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të u mbajt edhe Tryeza “Lobimi i Shqiptaro–Amerikanëve për Kosovën”, ku profesorë e studiues të njohur si: Prof. Dr. Mixhait Reci, President i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Isak Shema, Rektor i Kolegjit ILIRIA, Dr. Naim Dedushaj, lobues Shqiptaro-amerikan gjatë viteve të 90-ta, ideator i themelimit të “Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare”, Dr. Samet Dalipi, Dekan në Kolegjin ILIRIA, z. Agim Rexhepi nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” e shumë profesorë dhe studiues të tjerë diskutuan më shumë rreth lobimit të Shqiptaro –Amerikanëve për Kosovën dhe për rolin e SHBA-ve dhe popullit amerikan në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Në Tryezën “Lobimi i Shqiptaro–Amerikanëve për Kosovën” u vlerësua lart kontributi i shqiptarëve të Amerikës për vendin tonë.
“Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të, një manifestim disa ditor, me aktivitetet më të mëdha që organizohen në Kosovë si shenjë falënderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndihmës së tyre për Kosovën. Ndërkaq sot jemi mbledhur këtu në tryezën “Lobimi i Shqiptaro –Amerikanëve për Kosovën”, sepse ne ndihemi krenar për kontributin e shqiptarëve të Amerikës për vendin tone, puna e tyre është shume e veçantë dhe ka dhënë shumë rezultat, andaj asnjëherë nuk duhet kurrë të harrojmë sakrificën e tyre për Pavarësinë e Kosovës. Unë e dua Amerikanë, sepse e dua vendin tim. Unë e dua Amerikën sepse e dua familjen time, unë e dua Amerikën sepse i dua studentët e mi”, tha Prof. Dr. Mixhait Reçi gjatë kësaj tryeze.
Një prej folësve më kompetent në Tryezën “Lobimi i Shqiptaro- Amerikanëve për Kosovën” ishte edhe Naim Dedushaj, lobues Shqiptaro – Amerikan i viteve të 90-ta, ideator i themelimit të rrjeteve të bizneseve të diasporës shqiptare, po ashtu edhe një prej ideatorëve të manifestimit: Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të, i cili ka thënë një kontribut të madh në bashkimin e shqiptarëve të diasporës në biznes dhe fuqizimin e tyre.
“Jam shumë i nderuar që jam sot këtu me ju, me profesorët e nderuar dhe të gjithë ju student e qytetarë. Një kohë kam jetuar në Amerikë, edhe pse tash jetoj në shumicën e kohës në Kosovë, jam munduar të jap një kontribut. Mendoj se sot është një ditë veçantë për Amerikën, java e fundit e nëntorit që festohet Thanksgiving – Dita e Falënderimeve, e cila daton nga viti 1789, pra sot është një ditë falënderimi për familjen, për miqtë, gjatë periudhës kur Amerika ka kaluar në kohë të rënda dhe pikërisht sot këtu në Kosovë në Kolegjin ILIRIA, përmes këtij organizimi nga Profesor Reci, ne falënderojmë Amerikën”, tha Naim Dedushaj.
Ndër të tjera në këtë takim u vendos të nderohet figura e shquar shqiptaro–amerikane, Tahir Kërrnaja, i njohur si “Babë Tahiri” i cili tërë jetën ia Kosoves. Gjatë vitit 2019 të mbahet një seminar ku do të ftohen të gjithë lobistët shqiptaro –amerikan dhe do të ndërtohet shtatorja e tij në varrezat e Prishtinës, ku tashmë pushon trupi i Tahir Kërrnajës.
Pas Tryezës “Lobimi i Shqiptaro–Amerikanëve për Kosovën”, në kuadër të manifestimit: Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të, e cila ishte e hapur për publikun, në Kampusin e Kolegjit ILIRA të hapur për studentët, profesorët, dhe për qytetarë, u shfaqën edhe disa filma e dokumentarë të njohur të kinematografisë amerikane, dhe me pas të gjithë patën mundësi të takohen në një koktej të organizuar për Ditën e Falënderimeve për SHBA-të.
Dita e falënderimeve ose Thanksgiving Day është një festë shumë e madhe amerikane e cila në SHBA festohet të enjten e katërt të nëntorit. Dita e falënderimeve e shpallur nga Gjorgj Uashington, ka filluar të festohet që nga viti 1789.
Thanksgiving Day festohet edhe në Shqipëri e Kosovë, me ç’rast Kolegji ILIRIA në ditën përmbyllëse të manifestimit treditor: Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të, i ka dërguar një letër urimi për Thanksgiving Day Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ku e ka njoftuar edhe për manifestimin tradicional: Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të, të cilin Kolegji ILIRIA bashkë me Rininë studentore e organizojnë për 13-të vite resht, si shenjë falënderimi e respekti për SHBA-të.
Për më shumë vizitoni: http://www.uiliria.org/ui/
Manifestimi “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të, korrespondon me Ditën e Falënderimit apo Thanksgiving Day, të cilën populli amerikan, bashke me rininë studentore dhe qytetarët e Kosovës e shënojnë dhe festojnë së bashku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht