14 padi penale për personat e përfshirë në incidentet e grupeve të tifozëve në Tetovë
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë ngriti 14 padi penale kundër 14 personave të cilët ishin të përfshirë në incidentet e grupeve të tifozëve nga Tetova, ku kishte brohoritje nacionaliste, shkrime ofenduese dhe disa që hodhëm me gurrë dhe shishe në një objekt të Tetovës.
Bëhet fjalë për incidentet e 2, 3 dhe 4 nëntorit, kur një grup i tifozëve me përkatësi etnike maqedonase brohoritnin fjalë ofenduese ndaj shqiptarëve, e më pastaj grupi i tifozëve shqiptar e bënin të njëjtën kundër maqedonasve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
SPB Tetovë ngriti padi penale kundër Zh.M (35), S.B(23), S.M(24), B.M(31), M.P(34), të gjithë nga Tetova për shkak se ka dyshime të bazuara për kryerjen e dy veprave penale “dhunë” dhe kundër D.B(20) nga Shkupi, M.B(28), S.Sh(28), A,J(20), B.I(25), B.C(28), Sh.Z(27), të gjithë nga Tetova dhe V.T(17) nga fshati Trebosh për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë’.
Më dy nëntor të këtij muaji nga ora 18:00 deri në ora 21:00 në Tetovë, në shënimin e 30 vjetorit të formimit të grupit të tifozëve nga Tetova, i akuzuari i parë, dytë, tret, katërt dhe pestë, duke lëvizur në rrugë të Tetovës kanë brohoritur me fjalë ofenduese.
Ditën e ardhshme në periudhën nga 12:00 deri në ora 16:00 në Tetovë, para fillimit të ndeshjes së FK “Teteks” dhe Fl “Trim Lum”, si dhe gjatë ndeshjes, të akuzuarit kanë bërë thirrje ofenduese ndaj shqiptarëve.
Më 4 nëntor në nga ora 12:00 deri në ora 15:00 në Tetovë, para fillimit të ndeshjes mes Shkëndijës dhe Shkupit, të akuzuarit duke lëvizur nëpër rrugë kanë brohoritur me fjalë ofenduese. Më pastaj në objektin në rrugën “Boris Kidiç” të akuzuarit kanë hedhur me gurrë dhe shishe qelqi në objekt./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musliu: Të hënën në veri u pa i maskuar Aleksandar Bozhoviq – shok i pjesëtarëve të grupit terrorist të Radoiçiqit
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251