LAJMI I FUNDIT:

Rruga antike në Shqipëri fshihet si me një të rënë lapsi

Rruga antike në Shqipëri fshihet si me një të rënë lapsi

Me 14 tetor 2017, në policinë e Pogradecit u regjistruar një denoncim për dëmtimin e një degëzimi të rrugës antike që sipas arkeologëve ka lidhur krahinën e Mokrës me rrugën romake Via Egnatia, si rrjedhojë e punimeve për ndërtimin e digës së hidrocentralit “Slabinja 2D”.

Sipas denoncimit mbi një pjesë të kësaj rruge prej kalldrëmi mijëra vjeçare, janë hedhur inerte e shkëmbinj dhe është përdorur për kalimin e automjeteve të cilat kanë thërrmuar pjesë të saj dhe e kanë dëmtuar në pika të ndryshme.

Segmenti i dëmtuar i rrugës antike ishte identifikuar “si i ruajtur relativisht shumë mirë” në tetor të vitit 2017, në një studim të kompanisë të specializuar në arkeologji “K.A.E.XH” sh.p.k – të kryer për llogari të kompanisë që po ndërton hidrocentralin. Një vit më vonë, pjesë të një kalldrëmi që ngjajnë me përshkrimin e bërë prej kompanisë arkeologjike, ishin akoma të dukshme në zonën e Mokrrës.


Raporti me të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec pranoi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e hetimeve, shprehet se në zonën ku punohej nuk kishte fare rrugë. Megjithatë, në dëshminë e dhënë nga punonjës të kompanisë ndërtuese në të njëjtën gjykatë, pranohet hedhja e inerteve në një rrugë dytësore.

Sipas arkeologut Neritan Ceka një ekspertizë të tillë është asgjë më shumë se “një falsifikim”. /Geri Emiri/BIRN/