LAJMI I FUNDIT:

Çmenduri në Argjentinë, 49 mijë tifozë e ndjekin Bocan në stërvitjen e fundit para finales kthyese ndaj River Plate

Çmenduri në Argjentinë, 49 mijë tifozë e ndjekin Bocan në stërvitjen e fundit para finales kthyese ndaj River Plate
BUENOS AIRES, ARGENTINA - NOVEMBER 22: Fans of Boca Juniors cheer for their team during an open training session ahead of the final match of Copa CONMEBOL Libertadores 2018 at Estadio Alberto J. Armando on November 22, 2018 in Buenos Aires, Argentina. (Photo by Marcelo Endelli/Getty Images)

Në Argjentinë jetojnë për futbollin dhe këtë më së miri e dëshmojnë tifozët e Boca Juniors.

Klubi i famshëm argjentinas ka arritur në finalen e Copa Libertadores ku është përballur me rivalin e përbetuar River Plate.


Në ndeshjen e parë finale dy skuadrat u ndanë në paqe duke barazuar 2-2.

Por barazimi në shtëpi nuk i ka dëshpëruar tifozët e Bocas, përkundrazi i ka shtyrë që ta motivojnë skuadrën edhe më shumë.

Futbollistët e Bocas duke duartrokitur tifozët për mbështetjen e madhe. (Photo by Marcelo Endelli/Getty Images/Guliver)

Në stërvitjen e fundit të skuadrës në La Bombonera, tifozët ishin të jashtëzakonshëm.

Plot 49 mijë tifozë ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit për ta motivuar skuadrën para ndeshjes së dytë finale.

Stërvitja është zhvilluar me dyer të hapura, ndërsa gjatë gjithë kohës tifozët nuk janë ndalur duke kënduar dhe ndezur fishekzjarre.

Fotot dhe videot nga kjo stërvitje janë bërë virale në gjithë botën që kanë përshëndetur gjestin e tifozëve të Bocas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Kombëtarja e Shqipërisë
Liga e Kampionëve, zbulohen vazot për sezonin e ardhshëm me 36 skuadra

Liga e Kampionëve, zbulohen vazot për sezonin e ardhshëm me 36 skuadra

Liga e Kampionëve
Nuk ka dyshime për Vinicius Junior se kush e meriton Topin e Artë - jep emrin e një top lojtari

Nuk ka dyshime për Vinicius Junior se kush e meriton Topin e Artë - jep emrin e një top lojtari

La Liga
Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari

Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari "special" i Sylvinhos për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Euro 2024

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Bundesliga
Kalo në kategori