LAJMI I FUNDIT:

Matoshi në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor, kërkon fonde për mjedisin

Matoshi në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor, kërkon fonde për mjedisin

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, në takimin e tretë ministror për Mjedis dhe Ndryshime Klimatike të Ballkanit Perëndimor në Shkup, ka prezantuar sfidat me të cilat po ballafaqohet shteti jonë në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike si dhe projektet që po realizohen.

Ai tha se pavarësisht se Kosova ende nuk e ka nënshkruar Konventën Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, Protokollin e Kiotos dhe Marrëveshjen e Parisit, mbetet e vendosur që mbrojtja e mjedisit të orientohet në përputhje me strategjitë kryesore të Zhvillimit Rajonal të Evropës Juglindore.

Matoshi po ashtu prezantoi idenë për krijimin e një programi rajonal për menaxhimin e burimeve ujore që sipas tij është një hap i domosdoshëm duke pasur parasysh efektet e ndryshimeve klimatike në të gjithë rajonin.


“Kjo është arsyeja pse ne mbështesim fuqishëm idenë për të përfshirë menaxhimin e ujërave dhe të pellgjeve ujore në agjendën e rrjetit të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Ministri Matoshi po ashtu kërkoi përkrahjen e vendeve tjera që Kosova të bëhet anëtare e Mekanizmave Financiarë Global që mbështesin sektorin e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, për zbatimin e rekomandimeve të Marrëveshjes së Parisit dhe Deklaratës së Bonit, dhe arritjes së objektivit për emetimet zero.

“Për fat të keq, buxheti i Kosovës është i kufizuar dhe nuk mund të mbështesë në masë të mjaftueshme zbatimin e legjislacionit të mjedisit”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori