LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona për shantazh në Gjilan

Arrestohen tre persona për shantazh në Gjilan
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Shantazhi’’.

“Ekziston dyshimi i bazuar që të dyshuarit M.K. dhe F.K., gjatë muajit nëntor 2018, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë shantazhuar të dëmtuarin E.E., në atë mënyrë që nga ai kërkojnë 5.000 euro, ose në të kundërtën do t’ia publikonin një video incizim, me të cilin do të dëmtohej nderi dhe autoriteti i tij, pasi që e dyshuara kishte shkuar në ordinancën e të dëmtuarit, kinse për tu kontrolluar, pastaj i’u ishte afruar duke e prekur në pjesë të ndryshme të trupit.


Me këto veprime kanë kryer veprën penale ‘’Shantazhi’’ nga neni 341 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, i dyshuari B.K., me dashje u ka ofruar ndihmë në kryerjen e veprës penale të dyshuarve të sipërshënuar, duke i’u ofruar automjetin dhe telefonin e tij, me ç’ rast për këto shërbime kishte marrë 100 euro”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë mënyrë i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale Shantazhi’’, nga neni 341 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Për këtë çështje, ndaj tre të dyshuarve është ushtruar kërkesa për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori