LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Sazdovski”: Avokatët e të akuzuarve kërkojnë përjashtim të Këshillit Gjyqësor

Rasti “Sazdovski”: Avokatët e të akuzuarve kërkojnë përjashtim të Këshillit Gjyqësor

Avokatët Naser Raufi dhe Asmir Alispahiq, të cilët mbrojnë të akuzuarit B.B dhe S.D në rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit, në seancën e sotme kërkuan përjashtim të Këshillit Gjyqësor për këtë rast.

Pas përfundimit të seancës së sotme avokati Asmir Alispahiq, deklaroi se të akuzuarit kanë qenë pjesëmarrës në dhunën ndaj Nikolla Sazdovskit, por nuk janë shkaktarët kryesor për vdekjen e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dëshmitari i qartë dhe decid. Në detaje e përshkroi ngjarjen, nuk ka pasur goditje pasi është rrëzuar Sazdovski, siç është shkruar në aktakuzë. Ka pasur goditje, por pas rënies së tij, të dy të akuzuarit kanë shkuar drejt makinës. I dëmtuari ka qenë në vetëdije kur ata janë larguar,” tha avokati Alispahiq.


Përndryshe, pasi u sulmua në njërin nga stacionet e autobusëve, tashmë i ndjeri Nikolla Sazdovski u shtrua në spital ku qëndroi dy javë, ndërsa më pas edhe ndërroi jetë./Telegrafi/