LAJMI I FUNDIT:

Ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor

Ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor

Për nder të Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, sot në Prishtinë do të ndizen qirinj në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor.

Sipas njoftimit, ndezja e qirinjve do të bëhet para Teatrit Kombëtar, duke filluar nga ora 18:00.

E diela e tretë e muajit nëntor, është Dita botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor.  Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.

Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.

Të premten në aksidentin në Mramor të Prishtinës kanë humbur jetën 4 familjarë, kurse dje një grua ka humbur jetën në aksident në Malishevë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes profesori i meterologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meterologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Lajme
Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Lajme
Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori