Sa më shumë që po afrohet dita e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Serbi po shtohet frika nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë. Kjo për faktin se në listat e personave, ndaj të cilëve do të lëshohet urdhëratrrest nga INTERPOL-i, mund të hyjnë ish-ushtarakë, por edhe persona të tjerë nga strukturat ushtarako policore serbe, që morën pjesë në krimet ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Sipas gazetës beogradase “Blic” në qoftë se Kosova anëtarësohet në INTERPOL, në listën e personave ndaj të cilëve do të lëshojë urdhërarrest Kosova do të gjendet ish ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Lubisha Dikoviq.
Duke u thirrur në burime diplomatike nga Prishtina, gazeta serbe thotë se emri i gjeneralit Dikoviq është përmendur edhe më parë. Ai ngarkohet me përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës në zonën e përgjegjësisë së Brigadës 37 të motorizuar, e cila atëherë ishte nën komandën e gjeneralit Dikoviq, përcjell Telegrafi.
Sipas dëshmive, në zonën e përgjegjësisë së Dikoviqit në dhjetë lokalitete, kryesisht në Drenicë, u vranë rreth 1,400 civilë shqiptarë dhe mijëra të tjerë u dëbuan me dhunë.
Për përfshirjen e tij në krime lufte në Kosovë dhe për operacionet për fshehjen e trupave më pas, Dikoviq kishte folur për mediat serbe, duke thënë se “i vjen keq për të gjitha viktimat e rëna gjatë luftimeve të vitit 1999”.
“Viktima të pafajshme kishte edhe në anën serbe edhe në anën shqiptare, por edhe në mesin e popullatës tjetër në territorin e Kosovës, por edhe në tërë territorin e Republikës Federative të Jugosllavisë. Kanë ndodhur edhe krime, kurse ushtria dhe pjesëtarët e saj nuk i kanë fshehur ato, por për çdo krim që kanë pasur njohuri kanë iniciuar procedura adekuate ndaj kryerësve të veprave”, kishte thënë Dikoviq,
Sipas gazetës serbe, në listën e personave ndaj të cilëve do të ngritet urdhërarrest nga INTERPOL-i do të jenë edhe zyrtarë policorë të niveleve më të ulëta, por jo vetëm ata.
“Autoritetet e Prishtinës synojnë të ndjekin edhe civilët serbë, për të cilët pohojnë se kanë marrë pjesë në njësitë paraushtarake. Dyshohet se të paktën 50 serbë në këtë bazë mund të gjenden në listën e atyre që do të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar…”, shkruan gazeta.
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mbahet në Dubai dhe fillon sot (18 nëntor) dhe do të zgjasë deri më 21 nëntor. Për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë do të vendoset të martën, më 20 nëntor. Paralelisht me mbajtjen e Asamblesë, Beogradi dhe Prishtina janë duke zhvilluar një ofensivë diplomatike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë