Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, i nisur shtatë vjet më parë, për njohësin e zhvillimeve politike, Behlul Beqaj, është proces i pakthyeshëm, por, sipas tij, mund të korrigjohen disa gabime të cilat do ta përmbyllnin atë me dështime të vogla.
Ai ka thënë se zgjidhja më pak e dhimbshme në këtë proces do të ishte reflektimi i identitetit të autoetnicitetit të shqiptarëve nga njëra anë dhe e serbëve nga ana tjetër.
“Kompromisi më pak i dhimbshëm është të gjendet zgjidhja brenda kufirit të Serbisë dhe Kosovës, për shqiptarët në atë anë dhe serbët në këtë anë në kuptimin e reflektimit të identitetit të autoetnicitetit të tyre të plotë të lirive dhe të drejtave të tyre që jetojnë brenda këtyre kufijve, çfarë do të jetë forma është çështje që ka të bëjë me aftësitë dialoguese të partnerëve në procesin e dialogimit”, tha Beqaj për Ekonomia Online.
Situata politike në Kosovë, që nga formimi i koalicionit qeverisës, sipas Beqajt, nuk është situatë shpresëdhënëse.
Beqaj thotë se Kosova është në një udhëkryq të rrezikshëm, sepse janë hapur tema që mund ta kontestojnë pavarësinë e sovranitetin e Kosovës.
“Situata politike nga dita e formimit të koalicionit qeverisës nuk ka qenë shpresëdhënëse për faktin që në pushtet me çdo kusht kanë dashur të mbesin disa parti, në anën tjetër me çdo kusht kanë dashur për të ardhur në pushtet disa parti, disa parti që janë bërë pjesë e koalicionit nuk reflektojnë vullnetin politik të shumicës së qytetarëve. Ndërkaq Lista serbe dihet se ka qenë instrument i Beogradit në kuadër të kësaj qeverie, përkatësisht i koalicioneve. Po shihet më në fund se roli i saj është përkundër faktit se serbët janë më së pakti në Kosovë pas luftës një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në punën e këtij koalicioni, përkatësisht kësaj qeverie. Prandaj gjendja e përgjithshme në bazë të këtyre premisave mund të themi se Kosova është në një udhëkryq të rrezikshëm për faktin se janë hapë tema të cilat mund ta kontestojnë edhe shtetësinë, pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës”, tha ai.
“Në këtë situatë që jemi, kemi hyrë në një rrugë pa dalje dhe këtu mund të zgjedhim vetëm zgjidhjen që ka pasoja të vogla dhe zgjidhjen që ka pasoja të mëdha, e cila ndërlidhet me korrigjimin e kufirit. Në rastin më optimist zgjidhja me pasoja të vogla do të jetë nëse ka mençuri se kjo është një rrugë e cila është nisë para 7 viteve. Nuk mund ta ndryshojmë procesin para 7 viteve që ka filluar, por mund të korrigjohen disa gabime të cilat mund të përmbyllin një proces me dështime të vogla, cili kishte me qenë kompromisi i cili për mua është më pak i dhimbshëm”.
Beqaj ka thënë se ideja e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve, është mënyrë e tij për ta shpëtuar veten e jo Kosovën, pasi tha se korrigjimi i kufijve është pasojë e dështimit të politikave të brendshme në vend dhe në Serbi.
Sipas tij, pasojat që mund të vijnë pas korrigjimit të kufijve nuk janë analizuar mirë, pasi theksoi se problemi nuk qëndron te korrigjimi teknik i kufijve, por te politikat të cilat mbesin brenda këtyre kufijve, të cilat ai i quan shkaktare të pakënaqësive të njerëzve.
“Korrigjimi i kufijve, sipas mendimit tim, është pasojë direkte e dështimit të politikave të brendshme, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, prandaj mendoj se nuk mund të tejkalohet një problem kaq i madh me një zgjidhje teknike apo gjeografike, sepse raportet serbo-shqiptare kanë një konglomerat të shkaqeve komplekse dhe nuk mund të normalizohet raporti i serbo-shqiptarëve duke i korrigjuar kushtimisht kufijtë”.
“Mogherini si duket ka pretendime të fshehta të fitojë ndoshta çmimin e Nobelit si arkitekti i projektit të Kosovës, Martti Ahtisaari, apo ndoshta ka pretendime të fshehta të bëhet edhe kryeministre e Italisë. Por gjithsesi edhe pretendimet e tyre edhe pra edhe evropiane pretendimet e Thaçit i bën për të shpëtuar veten dhe jo Kosovën, por dhe mbështetja eventuale nga bashkësia ndërkombëtare meqenëse ka lëkundje. Mendoj se nuk është analizuar mirë, veçmas nuk janë hargjuar pasojat e mundshme nëse eventualisht arrihet ndonjë marrëveshje për korrigjimin e kufijve për arsye se kufijtë mund të korrigjohen teknikisht por brenda kufijve mbeten politikat të cilat janë shkaktarë të pakënaqësisë të njerëzve që kanë jetuar në ato kufij”.
Ai ka thënë se pavarësisht faktit se sot serbët në Kosovë janë një pakicë, më pak se 5 për qind, janë më të rëndësishëm se asnjëherë më parë, për të cilët Beqaj tha se do të jenë shkaktarët për destabilizimin e raporteve shqiptaro-serbe.
“Serbët sot kurrë nuk kanë qenë më pak se që kanë qenë deri më tash në Kosovë, më pak se 5% dhe po e citoj presidentin serb, edhe pse janë serbët sot në Kosovë më pak se 5% kurrë serbët nuk kanë qenë më të rëndësishëm se që janë sot dhe çfarë do të ndodhë me ta rreth 50-70-80 mijë serbë që do të mbesin në Kosovë me supozimin që po bëhet korrigjimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, a do të jenë ata shkaku i cili do ta destabilizojë në mënyrë afatgjate raportin serbo-shqiptar, unë mendoj se po”.
Lidhur me takimin e presidentit Hashim Thaçi me presidentin rus, Vladimir Putin, Beqaj tha se një gjë e tillë nuk është gjë e mirë për Kosovën dhe për relacionet shqiptare-serbe.
“Unë mendoj se çështja e takimit edhe me Putinin mund të jetë një rrugë e mirë që të takohet edhe me presidentin kinez, por kjo nuk është çështje që i bën mirë Kosovës, atij dhe relacioneve serbo-shqiptare. Më tepër kjo mund ta rrezikojë këtë relacion, për arsye se asgjë nuk mund të bëhet në interes të kombit nëse brenda kombit nuk ka unitet për një çështje që ti po propagandon se është çështje për të cilën është arritë një unanimitet global”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë