Dana Regev
Izraeli ishte duke u përpjekur pas trazirave të përgjakshme në Gazë që të qetësonte situatën. Por, zhvillimet po shkojnë drejt një krize të fortë qeveritare, pika kulmore e saj ishte dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes, Avigdor Lierbaman të mërkurën. Teknikisht, kryeministri Netanjahu dhe koalicioni i tij i së djathtës mund të rezistojnë edhe pa pesë vendet e partisë së Liebermanit, “Yszrel Beiteinu”, por probleme mund të përbëjë për Netanjahun ministri i Arsimit, Naftali Bennett.
Bennett i ka vënë ultimatim kryeministrit, Benjamin Netanjahu. Ose Benett merr postin e ministrit të Mbrojtjes, ose partia e tij ekstremiste e djathtë, do të largohet nga koalicioni gjë që do të çonte në rrëzimin e qeverisë.
Partia e Netanjahut, Likud, përpiqet të demonstrojë stabilitet politik. “Në këto kohë të ndjeshme, kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare nuk është e nevojshme që të synohen zgjedhje”, është shprehur zëdhënësi i partisë Likud, Jonatan Urich. Netanjahu nuk e ka refuzuar plotësisht kërkesën e Bennett. Megjithatë këshilltarët e kryeministrit mendojnë, se ai nuk do t’ia plotësojë atij këtë kërkesë dhe do ta mbajë vetë pozicionin e mbrojtjes.
Momenti i dorëheqjes së Liebermanit është i përshtatshëm për të dhe tërësisht i papërshtatshëm për Netanjahun. “Dje ne iu dorëzuam terrorit”, tha Lieberman në deklaratën e tij të dorëheqjes, por “ne blejmë qetësi afatshkurtër, duke injoruar sigurinë afatgjatë të Izraelit.” De facto, Lieberman me dorëheqjen e tij ka ndezur para kohë fushatën zgjedhore në Izrael, një avantazh, të cilin Netanjahu mendonte se mund ta shfrytëzonte për vete.
Opinioni publik në Izrael kërkon qetësi. Por kur nga Rripi i Gazës fluturojnë raketat, shumë izraelitë dëshirojnë një përgjigje të ashpër të ushtrisë së tyre. Konfliktet e mëparshme në rajon kanë treguar, se liderët izraelitë kanë paguar një çmim të lartë, kur janë treguar shumë të “butë”. Dhe se nuk kanë pse të tremben, kur bëjnë gjithçka për të ndalur terrorin dhe apo për të sjellë paqen.
Ky vëzhgim të le të kuptosh, se pse Netanjahu e kishte shumë të rëndësishme të arrinte fundin e luftimeve. Ai kërkonte jo vetëm të pengonte një dhunë të mëtejshme në Izrael, por edhe të rivendoste qetësinë megjithëse relative. Por sidomos para zgjedhjeve, ai donte ta fshihte nën rrogoz dështimin e vazhdueshëm të tij në Rripin e Gazës.
Elisabeth Tsurkov nga Instituti i Studimeve “Forumi për Idetë Rajonale” thotë se “Netanjahu nuk ka interes të lejojë shkallëzimin e situatës.” Sipas saj, nëse ai dëshironte të kishte luftë, ai mund ta bllokonte transfertën nga Katari. Ndërsa me një konflikt të hapur, opinioni izraelit do të kishte kuptuar, se Hamasi mund të mundej vetëm me ofrcën e armëve, thotë Tsurkov. “Dhe asnjë izraelit nuk do ta bënte Netanjahun përgjegjës luftës.”
Por disa vëzhgues besojnë, se transfertat nga Katari janë një shenjë që Izraeli dhe Hamasi në bashkëpunim me Egjiptin, Katarin dhe Kombet e Bashkuara me mbështetjen e SHBA-së donin të përmbyllnin një marrëveshje të paqes. Sipas Baral Ravis, korrespondent për Channel 10 në Izrael, “ajo nuk duhej të bëhej publike, por u bë, dhe na ka çuar aty ku jemi tani.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri