Zëvendës-ministrja e financave Elezi në Saraj promovon projektin për shërbime komunale në vlerë prej 7.3 milion denarë
Në kuadër të projektit për përmirësimin e shërbimeve nëpër komuna, zëvendës-ministrja e financave Shiret Elezi ka qëndruar në komunën e Sarajit ku edhe është bërë promovimi i projektit të financuar përmes MSIP dhe IPA mjete këto nga Banka Botërore dhe BE në bashkëpunim me Ministrinë e financave.
“Sot në komunën e Sarajit kam nderin të promovojmë po ashtu projektin e radhës të rëndësishëm të realizuar nga mjetet e Bashkimit Evropian së bashku në ‘Projektin e përmirësimit të shërbimeve të komunave – MSIP’, të financuara nga Banka Botërore për furnizimin e makinerisë speciale për mbledhjen e mbeturinave dhe kontenjerëve për mbledhjen e të njëjtëve në vlerë prej 7.3 milion denarë në territorin e komunës së Sarajit”, theksoi Elezi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Shfrytëzues të këtyre grandeve janë gjithsej 78 komuna prej të cilave 61 janë komuna rurale ndërsa 17 janë komuna urbane. Me IPA grandin financohen projekte infrastrukturore që sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, zhvillimin social dhe territorial të vendit dhe ndikojnë në zvogëlimin e dallimeve rajonale përmes ndërtimit dhe përmirësimin e infrastrukturës e mjediseve rurale.
Që nga muaji korrik i vitit 2018, të gjitha 78 komunat nënshkruan marrëveshje për IPA grand me Ministrinë e Financave. me ç’rast disa komuna marrin pjesë me më shumë se një nën-projekt dhe kanë projekte në faza të ndryshme të zbatimit. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët në këtë fshat dhe konfirmon angazhimin e Qeverisë për të mbështetur projektet e ndryshme te komunave.
“Bashkimi Evropia ofroj 15.5 milionë euro për zhvillim të infrastrukturës rurale. Vlera e përgjithshme e programit, duke përfshirë bashkëfinancimin nga ana e buxhetit te shtetit është 20.667 milionë euro. Programin e zbaton Ministria e Financave dhe ai administrohet nga ana e Bankës botërore. Këto mjete janë ndarë për komunat në formën e grandeve dhe duhet të kontribuojë për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale”, theksoi kështu zëvendës-ministrja e financave Elezi.
Përveç kësaj, në kuadër të komponetit IPA, janë siguruar mjete për realizimin e projekteve komunale me energji-efektive përkatësisht ngritjen e sistemeve fotovoltaike në ndërtesat publike. Ме këtë aktivitet do të përfshihen 36 komuna të 4 rajoneve me BPV më të ulët për banorë. Sipas aplikimeve komunale, sistemet fotovoltaike do të vendosen në objektet e shkollave, stacionet e mbrojtjes nga zjarri, ndërtesa administrative, stacione pastrimi dhe kështu me radhë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak