LAJMI I FUNDIT:

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës më 5 nëntor të këtij viti kishte pranuar një ankesë nga qytetarët lidhur me sjelljen e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

“Pas pranimit të ankesës ka filluar hetimi paraprak nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se këta zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” e paraparë me nenin 198 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar dje (15.11.2018) Policisë së Kosovës suspendimin këtyre dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu deri në përfundim të këtij hetimi”, thuhet në njoftimin për media.

IPK-ja në konsultim me Prokurorinë kompetente do ti vazhdojë hetimet e këtij rasti deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori