Nikolla Gruevski kaloi nga pika kufitare e Hanit të Hotit drejt Malit të Zi si pasagjer në një makinë të ambasadës hungareze në Tiranë. Automejt drejtohej nga shoferi i ambasadës dhe së bashku me ish-kryeministrin e Maqedonisë aktualisht në kërkim ndërkombëtar, udhëtonte edhe një punonjës i ambasadës hungareze.
Lajmi bëhet i ditur nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit.
Kjo e fundit thotë gjithashtu se ditën kur ish-Kryeministri maqedonas kaloi nga kufiri shqiptar, pra më 11 Nëntor, ndaj tij nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.
Njoftimi nga Interpol Shkupi, për shpalljen në kërkim ndërkombëtar iu është dërguar Interpol Tiranës më datë 13 Nëntor, rreth orës 19:35.
Mbetet e paqartë si dhe kur ka hyrë Gruevski në Shqipëri, por dyshohet se ka hyrë nëpërmjet kufirit të gjelbër, pasi nuk figuron në sistemin TIMS
Burime për tvklan.al thonë se duke qenë se udhëtonte me makinë të një ambasade, autoritetet kufitare kryen procedura të shkurtuara dhe nuk iu kërkua llogari përse nuk figuronte në TIMS.
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dy ditë më parë njoftoi se ndodhej në Budapest të Hungarisë dhe kishte aplikuar për azil, me pretendimin se kishte marrë mesazhe kërcënuese. Të mërkurën, autoritet hungareze bënë me dije se kishin pranuar kërkesën për azil të Gruevskit./tvklan/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City