Shteti fqinj Serbia ka një jetë të tërë që e lufton në gjitha mënyrat Republikën e Kosovës. Mirëpo, tash së fundi është duke e ndërmarrë një fushatë diplomatike mjaft të ashpër për t’i bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën si republikë, të bëjnë kthim mbrapa, duke tërhequr njohjen e saj.
Megjithëse, në çdo pretendim të ministrit serb, Ivica Daçiq, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme në krye me Behgjet Pacollin. Ai i ka cilësuar si propaganda, duke i theksuar se asnjë akt diplomatik nga 116 shtete që e kanë njohur Kosovën, nuk ka ardhur ku thuhet se tërheqin njohjen.
Mirëpo, kështu nuk mendon, Taulant Kryeziu, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili në një intervistë për KosovaPress, veprimet e diplomacisë kosovare nuk i sheh si të mjaftueshme.
Sipas tij, MPJ-ja duhet të ishte më argumentuese në deklarimet e saja. Kryeziu thekson se do të duhej menjëherë të vendoseshin komunikimet diplomatike me shtetet që Serbia po pretendon që e kanë çnjohur Kosovën.
Megjithëkëtë, në terma juridik të së drejtës ndërkombëtare, siç thotë ai njohja e një shteti është çështje faktike, jo juridike. Kryeziu thotë se çnjohja është koncept politik që prodhon pasoja politike. Sipas tij, është normale që këto pretendime të Serbisë të sjellin efekte negative, sidomos kur i humb njohjet, e aq më keq kur nuk merr njohje të reja.
“Tash është tendencë se qysh me i ruajt këto njohje, ide do të ishte se si të marrim më shumë njohje, ndërsa sot krejt çka dialogohet është se a i kemi shtatë çnjohje, nëntë çnjohje, apo çka ka ndodhur. Kjo është e rrezikshme, e dëmshme, kjo na bën jo të fortë karshi dialoguesit tonë, këtë rast Serbisë. Ajo që mund të bëjë Ministria e Jashtme është që t’iu bëjë të qartë gjithë ambasadorëve tanë që çdo kush që flet në emër të Republikës së Kosovës, duhet të flet brenda aktit më të lartë juridiko-politik që e ka vendi, kjo është Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Ndërsa, profesori universitar për marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi shprehet gjithashtu kritik ndaj diplomacisë kosovare. Ai thotë se ka mangësi të mëdha në kapacitete. Sipas tij, të gjitha shtetet që e kanë njohur vendin tonë është dashur të mbulohen nga shërbimi diplomatik i Kosovës përkundër se nuk kanë ambasada tek ato shtete, në mënyrë që siç thotë ai, Kosova mos të vijë në këtë gjendje, ku diskutohet çnjohja e saj.
“Fatkeqësisht, më duhet të them që Ministria jonë e Jashtme dhe në përgjithësi shërbimi jonë diplomatik nuk ka qenë në nivelin e detyrës që t’i kundërpërgjigjet mjaftueshëm pretendimeve të tilla duke qenë, thjesht, në nivel deklarativ njohjet e Republikës së Kosovës kjo e lë hapësirën për të zhvilluar këtë diplomaci agresive të Serbisë ndaj Kosovës”, tha Fetoshi.
KP ka tentuar të kontaktojë kryetaren e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, por ajo nuk ishte e qasshme.
Krejt qasje tjetër ka Ministria e Punëve të Jashtme. Sipas Fatmir Haxhollit, këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli çdo pretendim i Serbisë për tërheqje të njohjeve është vetëm propagandë e kotë. Ai thotë se asnjë përfaqësi diplomatike e Kosovës nuk ka pranuar një akt të dytë për tërheqjen e njohjeve.
“Nuk ka pasur, e as nuk mund të ketë, sepse njohja ka ardhur si një akt formal, juridik ndërkombëtar që bazohet në të drejtën sovrane, në të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar të një vendi për ta njohur Kosovën dhe këtë e kanë bërë 116 vende. Nuk ka ardhur në adresë të përfaqësive tona diplomatike ose në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë tona diplomatike përfshi dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, asnjëherë nuk kanë pranuar një akt të dytë ku thuhet se ndonjë prej këtyre 116 vendeve, ku ju kemi njohur, por jemi duke e ri-menduar ndryshim pozicioni”, ka thënë Haxholli.
Në lidhje me mungesën e njohjeve, Haxholli pohon se ritmi i njohjeve nuk mund të jetë i njëjtë, pasi ka disa shtete më shumë hezituese dhe duhet punuar më shumë për të siguruar njohjen e tyre.
“Kosova deri më sot me një ritëm konstant gradual, ka arritur t’i ketë 116 njohje, askush nuk duhet të priste që ritmi të jetë i njëjtë, sepse nuk mundet që Kosova ta ndjekë një ritëm si në 2008, 2018, si 2028, sepse ne kemi hyrë në një zonë kur kemi arritur në një numër relativisht të madh të njohjeve dhe tani janë ato shtete të cilat janë hezituese dhe me to duhet të punohet shumë herë më fortë se sa në të kaluarën”, ka thënë ai.
Në dy vitet e fundit, Republika e Kosovës ka marrë vetëm një njohje, ndërsa prej shpalljes së pavarësisë, sipas institucioneve diplomatike ka 116 njohje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova