LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon Marti Ahtisaarin, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Veseli takon Marti Ahtisaarin, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës së tij në Finlandë ka takuar ish të dërguarin e  OKB-se për statusin, Marti Ahtisaari, ndërsa kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me presidentin Ahtisaari kanë shkëmbyer shumë mendime për të ardhmen e Kosovës dhe sipas Veselit, këshillat e Ahtisaarit janë gjithmonë të mirëseardhura


Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:

“Pata kënaqësinë ta takoj presidentin Marti Ahtisaari. Evokuam kujtime nga puna e tij që çoi në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, një ëndërr edhe përpjekje e gjatë e popullit tonë. Ne jemi krenarë që Kosova është bërë shembull i demokracisë për shumë vende. Me presidentin Ahtisaari shkëmbyem shumë mendime për të ardhmen e Kosovës dhe këshillat e tij janë gjithmonë të mirëseardhura. Në këtë fazë, Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë dialogun me Serbinë, për të përmbyllur përgjithmonë çështjet e hapura mes dy vendeve dhe për te ecur si dy vende sovrane në rrugën e integrimeve evropiane. Kushtetua e Kosovës, që buron nga propozimi i presidentit Ahtisaari, është garantuese e fortë e lirisë se qytetarëve tanë, pa dallim, dhe mbrojtja e kësaj kushtetute do të jetë angazhimi ynë i përhershëm, në çdo fazë”, shkruan Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori