Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thekson se po përcjell në vazhdimësi nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë e veçmas në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Drenas, ndërsa sipas të dhënave të Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës janë mbi vlerat e lejuara.
Në njoftim të IKSHP-së thuhet se efektet afatshkurta të ndotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave çojnë drejt rritjes së numrit të vdekjeve të parakohshme, të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyra, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratorë, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.
“Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonin e dimrit, automjetet e vjetruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegia e mbeturinave, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfilltë urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet”, thuhet në njoftim.
Duke analizuar situatën aktuale Instituti Kombëtar propozon:
Masa specifike
- Inspektorati shëndetësor të kontrolloj raportimin ditor të sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare nga të gjitha institucionet shëndetësore të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor (veçanërisht QKMF Prishtinë dhe Klinika Emergjente, SHSKUK).
- Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të filtrave të ajrit në termocentrale gjatë 24 orëve, kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.
- Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik.
- Të kufizohet ardhja e veturave nga periferia në kryeqytet.
- Urgjentisht të merren masa rigoroze të kontrollit teknik të veturave.
- Mirëmbajtja e rrugëve dhe menaxhimi i drejtë i mbeturinave të ngurta.
- Matja e përhershme e ndotjes së ajrit në pikat kyçe në Kosovë dhe paraqitja ditore e rezultateve online
Masa individuale
- Të reduktohen daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;
- Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave.
- Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën e hundën me shall.
- Të reduktohet pirjen e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërish ndalimi i duhanit brenda hapësirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.
- Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirë për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.
Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se nëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova