Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive kosovare: “Prince Caffe”, “Frutex”, “Bodrumi i Vjetër” dhe “Kosova Wine” në panairin “PLMA’s 2018 Private Label Trade Show”, që po mbahet në Çikago të SHBA-së.
Kompanitë kosovare që nga 11 nëntori janë duke i promovuar produktet e tyre si: lëngje frutash, pije alkoolike, kafe, pije energjetike, njëherësh po njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare, si dhe po realizojnë kontakte me qëllim të bashkëpunimit dhe mundësive për eksport në të ardhmen.
Panairi “PLMA’s 2018 Private Label Trade Show”, njihet si një ndër panairet më të rëndësishme në fushën e ushqimit dhe produkteve jo-ushqimore në të cilin po ekspozojnë produktet e tyre më shumë se 1,500 kompani nga 40 vende duke përfshirë 25 pavijone ndërkombëtare.
Produktet që po ekspozohen në këtë panair janë: ushqimet e freskëta, të ngrira, të thata, pije, po ashtu kategoritë jo-ushqimore: produkte të kozmetikës, shëndetit dhe bukurisë, kuzhinës, kopshtarisë, etj.
MTI/KIESA për secilën kompani vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 9m katrorë, që gjenden në hapësirat: F2046, F2047, F407, F408.
Panairi po mbahet nga data 11 deri më 13 nëntor 2018 në Rosemont Convention Center në Çikago të SHBA-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Paralajmërimet për rënie të temperaturave – Termokos vazhdon furnizimin me ngrohje
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'