LAJMI I FUNDIT:

Agnesa Vuthaj tregon pesë gjërat e para që i mendon sapo të zgjohet nga gjumi

Agnesa Vuthaj tregon pesë gjërat e para që i mendon sapo të zgjohet nga gjumi

Agnesa Vuthaj është një ndër modelet më të mira në trojet shqiptare.

Ajo po vazhdon të bëjë një jetë të zakonshme dhe është një ndër të pakta femra të shoubizit pa skandale.


Zeshkanen nuk e kemi parë në krah të ndonjë të dashuri dhe jetën sentimentale e ka ruajtur si është më së miri deri më tani.

Megjithatë, istogasja vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale teksa publikon imazhe dhe video të ndryshme.

Ajo së fundi ka lënë një mesazh mjaft kuptimplotë sapo është zgjuar nga gjumi duke e konsideruar si privilegj që po frymon edhe një ditë.

Agnesa Vuthaj, turistja e lumtur në perlat e Portugalisë
Lexo po ashtu Agnesa Vuthaj, turistja e lumtur në perlat e Portugalisë

Cila është gjëja e parë që mendoni kur zgjoheni, pyeti ajo dhe më pas tha “Mendoj është një privilegj i çmuar të jem gjallë – të marr frymë, të mendoj, të argëtohem, të duash”.

Ndryshe, Agnesën do ta shohim edhe në shumë projekte të tjera të modës gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/