I ndëshkon gratë duke mos fjetur me to për një muaj – rrëfimi për burrin që dëshiron gra të tjera, por ka disa kushte! (Foto)
Një poligamist rus i cili momentalisht ka tri gra, dëshiron më shumë dhe thotë se refuzon të bëjë seks me to për një muaj, sa herë që ato e bezdisin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ivan Sukhov, 34 vjeç, nga qyteti Vladimir në rajonin perëndimor Vladimir të Rusisë, ëndërron të ketë më shumë gra dhe të paktën 50 fëmijë.
Por sipas ligjit rus, ai mund të ketë vetëm një grua zyrtare. Kështu, dy bashkëshortet tjera jetojnë me të me marrëveshje të përbashkët.
Ai duhet të jetë i kujdesshëm, megjithëse jo shumë kohë më parë, një burrë me 149 fëmijë dhe 24 gra u dënua me arrestim shtëpiak prej gjashtë muajsh.
Para se të bëhej një poligamist, Ivan jetonte me gruan e tij ligjore Natalia Sukhova për 11 vjet. Pastaj ndjeu një dëshirë të fortë për të qenë kreu i një familjeje të madhe dhe donte të kishte më shumë gra dhe sa më shumë fëmijë që të ishte e mundur.
Dhe tanimë Ivan ka deri tani nëntë fëmijë – gjashtë prej tyre janë nga Natalia dhe tre të tjerë janë nga gruaja e tij Anna, e cila tani është shtatzënë me fëmijën e tij të 10-të.
Familja jeton në një banesë me tri dhoma, por Ivan po mendon të shesë atë për të blerë një shtëpi të madhe në periferi.
Ai ka një dhomë të veçantë dhe çdo mbrëmje fton një nga bashkëshortet e tij që të kalojnë natën me të.
E njëra nga gratë, Natalia tregon: “Ai na fton me radhë”.
Sipas Ivan, nëse ai ka një problem me një nga bashkëshortet e tij, ai e dënon atë.
Ai tha: “Nëse një nga gratë e mia bën diçka të gabuar, unë nuk do ta ftoj atë në shtrat për një muaj”.
Raportohet se gratë jetojnë bashkë në harmoni dhe janë shumë miqësore me njëra-tjetrën.
Kohët e fundit, ai pranoi një grua me emrin Madina për të hyrë në familjen e tij dhe për t’u bërë gruaja e tij e tretë.
Madina është myslimane ndërsa Ivan është ortodoks rus dhe ajo duhet të shkojë kundër dëshirës së prindërve dhe të fesë së saj që të jetë me të.
Ivan dhe gratë e tij të gjithë kanë punë dhe marrin një rrogë. Sipas poligamistit, ata kanë para të mjaftueshme për të siguruar veten dhe fëmijët e tyre me një standard të mirë të jetesës.
Ai është i gatshëm të pranojë më shumë gra në familjen e tij në rritje, por ka disa kërkesa specifike. Ai tha: “Më pëlqejnë gratë e gjata, jo të plota dhe të dashura”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak