LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria kundër Paktit për migrim të OKB-së, reagon Juncker

Bullgaria kundër Paktit për migrim të OKB-së, reagon Juncker

Bullgaria ka vendosur të mos marrë pjesë në Paktin Global për Migracion të OKB-së, tha kreu i grupit parlamentar të partisë në pushtet GERB, Cvetan Cvetanov.

Ai shtoi se kjo marrëveshje do të shkelte interesat kombëtare bullgare.

“Qeveria bullgare nuk është për t’u bashkuar me një pakt global mbi migrimin nga OKB-ja”, ka thënë nënkryetari i GERB-it, pas takimit të krerëve të koalicionit, njoftoi Reuters.


Agjencia e lajmeve britanike thekson se partneri më i ri i koalicionit GERD, Patriotët e Bashkuar, kundërshtojnë fuqishëm paktin e OKB-së.

Pakti do të shqyrtohet përpara parlamentit bullgar të mërkurën.

Sipas Reuters, Bullgaria në këtë mënyrë u bashkua me vendet që kanë refuzuar të bashkohen me paktin e OKB-së, përfshirë Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë.

Pakti përcakton mënyrën në të cilën shtetet trajtojnë emigrantët në mbarë botën.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bëri thirrje sot në Berlin mbi unitetin e Evropës në drejtim të migrimit dhe probleme të tjera.

“Nëse një, dy ose tre shtete të largohen nga Pakti mbi Migracionin e OKB-së, atëherë ne si BE nuk mund të vazhdojmë të ruajmë interesat tona”, tha Juncker.

Kroacia dhe Sllovenia gjithashtu kanë dyshime rreth qëndrimit në paktin e OKB-së.

Në trend Botë

Më shumë
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Botë
Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Amerika
​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

Serbia
Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Amerika

"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës

Botë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori