LAJMI I FUNDIT:

Në Drelaj të Rugovës dy vetura bien nga ura në lumë (Foto)

Në Drelaj të Rugovës dy vetura bien nga ura në lumë (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur paraditen e sotme, kur si pasojë e ngricave dy vetura kanë rënë nga ura në lumë në fshatin Drelaj të Rugovës, por që fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Aksidentin e sotëm e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.


“Rreth orës 9:20 të mëngjesit Polica e Kosovës është e informuar për një aksident trafiku në fshatin Drelaj të Rugovës, ku kanë rrëshqitur dy makina dhe kanë rënë në lumë si pasojë e ngricave”, tha Rugova për Telegrafin.

Sipas zëdhënësit  të Policisë, në këtë aksident nuk ka të lënduar. /Telegrafi/