LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i 6-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë nis të hënën

Edicioni i 6-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë nis të hënën

Java Globale e Ndërmarrësisë që këtë vit shënohet në 170 shtete të botës me mbi 35,000 aktivitete, në Kosovë ka bërë bashkë 46 partnerë, përfshirë organizata jo-qeveritare, donatorë, ministri, ambasada e kompani private.
Në qytete të ndryshme të Kosovës, prej 12-18 Nëntor do të organizohen afër 60 aktivitete.

E themeluar më 2007 nga Kauffman Foundation në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) është shndërruar në festën më të madhe të ndërmarrësisë në botë, duke angazhuar miliona njerëz, liderë shtetesh e institucionesh, në promovimin e ndërmarrësisë, bizneseve startup dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemeve.

Hapja zyrtare e GEW 2018 në Kosovë, bëhet të hënën, më 12 Nëntor, prej orës 10:00 në Parlamentin e Kosovës, nga Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe nikoqir i GEW për Kosovë, Kryeparlamentari Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, zv. Ambasadorja Amerikane Colleen Hyland dhe Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane.


Ceremonia hapëse pasohet nga paneli “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Ekosistemit të Ndërmarrësisë në Kosovë”, i cili zhvillohet po në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në të cilin përveq organizatave e institucioneve partnere të GEW, marrin pjesë edhe Ministri për Inovacion & Ndërmarrësi Besim Beqaj, Ambasadorja e Suedisë Karin Hernmarck Ahliny, Ambasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad dhe Ambasadori i Gjermanisë Christian Heldt.

“Viti i gjashtë i organizimit të GEW në Kosovë, shënon numër rekord partnerësh e aktivitetesh, dhe reflekton një mobilizim të institucioneve dhe organizatave për të fuqizuar ndëmarrësinë në vend. Synimi ynë është qe viti 2019 të shpallet “vit i ndërmarrësisë”, meqë rast institucionet relevante përkushtohen për aktivitet të shtuar në përkrahje të ndëmarrësisë dhe në veqanti bizneseve të reja, si mundësi e vetme për zhvillim ekonomik dhe hapjen e prespektivës në vend”, u shpreh Uranik Begu nga ICK & GEW Kosova.

Aktivitetet që e shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, përfshijnë: gara, vizita studimore, ligjerata, prezantime, trajnime, aktivitete rrjetëzuese dhe panaire, të cilat organizohen nga partnerë të ndryshëm, në qytete të ndryshme, prej datës 12-18 Nëntor. Klikoni këtu, zgjedhni aktivitetin tuaj të preferuar, merrni pjesë, takoni njerëz të rinj, krijoni rrjetin tuaj, mësoni dhe fitoni nga mundësitë e shumta që ofron ekosistemi ynë. Kalendarin e aktiviteteve mund ta shkarkoni edhe KËTU.

Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK). GEW 2018 përkrahet nga Ambasada e Suedisë, GIZ, Ministria e Inovacionit & Ndërmarrësisë, Ambasada e Norvegjisë, EFSE dhe Coca-Cola HBC Kosovo. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori