LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punës me plan të ri për pushimin e lehonisë dhe prindëror

Ministria e Punës me plan të ri për pushimin e lehonisë dhe prindëror

Prindërit që punojnë do të përballen me ndryshime lidhur me atë se si është e rregulluar pushimi nga puna.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nisur punën për ndryshimin e ligjit që rregullon pushimin e lehonisë dhe atë prindëror.


Për herë të parë në Kosovë është hartuar një projektligj i veçantë që rregullon specifikisht pushimin e lehonisë dhe atë prindëror.

Me këtë projektligj është paraparë që një nënë që lind fëmijë të përfitojë në total 12 muaj pushim.

Tre muajt e parë parashihen të paguhen nga punëdhënësi me 70 përqind të pagës bazë, gjashtë muaj tjerë nga qeveria me 50 përqind të pagës mesatare dhe tre muaj pa pagesë.

Përveç kësaj, për baballarët është paraparë që të ndahen 10 ditë pushim atësie me pagesë dhe 2 javë pa pagesë.

Në këtë draft ligj është futur termi ‘pushim prindëror’ që parasheh nga katër muaj pa pagesë për të dy prindërit.

Lidhur me këtë projektligj në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, pati kritika nga shoqëria civile ndërsa i njëjti u lavdërua nga bizneset.

Në anën tjetër, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale tregon se si po planifikon që të ndalojë diskriminin e grave në treg të punës për shkak të pushimit të lehonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori