Në praninë e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet drejtorit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, drejtorit ekzekutiv të Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK), Zenel Bunjaku, dhe 10 fermerëve të komunës së Skenderajt, janë nënshkruar kontratat për mbështetje direkte në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.
Kryetari Jashari është shprehur i lumtur me këtë mbështetje, duke premtuar se ndihma e Komunës, nëpërmjet subvencioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Me nënshkrimin e 10 kontratave tjera me fermerët tanë, nëpërmjet Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK), vetëm dy ditë pas atyre për serra, për mbështetje direkte në sektorë të ndryshëm të bujqësisë, kemi arritur numrin 200 të fermerëve përfitues nga komuna jonë, në më pak se një vit, fal mbështetjes nga buxheti komunal si dhe nëpërmjet granteve bujqësore nga organizatat vendore e ndërkombëtare”, është shprehur ai.
Katër fermerë kanë përfituar: mekanizëm bujqësor, mbjellëse misëri, plug, pajisje për bletari, grabujë diellore spërkatëse 400 litra dhe pijatore.
Dy fermerë kanë përfituar: serra nga 2 ari për secilin.
Katër fermerë kanë përfituar: bimë aromatike rigon, hithen, të kompletuar me sistemin e ujitjes pikë-pikë. Vlen të përmendet se fermerët përfitues të bimëve aromatike, do ta kenë tregun e siguruar për shitjen e bimëve.
“Po sot, me Drejtorin Ekzekutiv të Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë, Zenel Bunjaku, kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, për t’i mbështetur me grante bujqësore të riatdhesuarit, në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të kthyerve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe