LAJMI I FUNDIT:

Për mandatin e Gruevskit do të vendoset në seancë plenare, ai sot duhet të paraqitet në burg

Për mandatin e Gruevskit do të vendoset në seancë plenare, ai sot duhet të paraqitet në burg

Seanca plenare është hapi i fundit ku do të vendoset nëse deputetit Nikolla Gruevski do t’i merret ose jo mandati. Komisioni për Çështje Imunitare dhe Mandati dje me shumicë votash pranoi kërkesën e gjykatës që t’i merret mandati Gruevskit, ndërsa procedura tani do të vazhdojë në Kuvend.

Për marrjen e mandatit duhet të votojnë 80 deputetë, të cilët jozyrtarisht thuhet se nuk do të arrihet ky numër.

Vendimi i Komisionit dje u soll me shumicë votash, ndërsa në votim munguan anëtarët e OBRM-PDUKM-së, të cilët thanë se iniciativa për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit është përndjekje politike, përcjell Telegrafi Maqedoni,


Ndërsa deputetët e pavarur të cilët u përjashtuan nga OBRM-PDUKM, edhe pse nuk kanë anëtarë në Komision u shprehën kundër marrjes së mandatit për Gruevski dhe vlerësuan se diskutimi është përshpejtuar nëse merret parasysh formimi i Trupit koordinativ për pajtim.

Në seancë nuk mori pjesë Gruevski pasi ishte në gjykim në lëndën e PSP-së “Titanik”.

Ai sot duhet të paraqitet në burg që të vuajë dënimin prej dy vitesh, pasi të premten Gjykata Penale refuzoi kërkesën e Gruevskit për ta shtyrë vuajtjen e dënimit

Përndryshe, ish-kryeministri i Maqedonisë u dënua me dy vite burg nga Gjykata Penale në lëndën e PSP-së “Tanku”, e cila u hap për blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori