LAJMI I FUNDIT:

Japonezi 8-vjeç imiton adhuruesin e tij të flaktë Bruce Lee, çdo lëvizje e ushtron çdo ditë me qokla (Foto/Video)

Japonezi 8-vjeç imiton adhuruesin e tij të flaktë Bruce Lee, çdo lëvizje e ushtron çdo ditë me qokla (Foto/Video)

Ryui Imai nga Japonia është vetëm 8-vjeç dhe është bërë sensacion në internet, falë kopjimit të çdo lëvizje e madje stilit të veshjes së idhullit të tij – Bruce Lee.

Ky vogëlush i fiksuar pas legjendës së karatesë, mundohet që në çdo moment të kopjoj çdo lëvizje të Lee, madje duke përdorur qoklat, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos i mjaftonte, ai arrin të bëjë edhe vijat e fytyrës së Bruce Lee, dhe këtë e bën falë trajnimeve të shumta para pasqyrës.


Filmat e idhullit të tij i shikon qysh kur ishte fëmijë shumë i vogël, kurse prindërit e tij janë gjithashtu adhurues të flaktë të aktorit legjendar.

Me ushtrime filloi të merret qysh kur ishte katër vjeç. Ai ditën e fillon në 6 të mëngjesit ku për plotë 90 minuta ushtron pandërprerë, kurse sapo kthehet nga shkolla sërish ushtron.

Personi që e përkrah më së shumti në këtë drejtim është babai i tij që e inkurajon të ushtrojë sa më shumë që t’i ngjajë idhullit të tij.

Por, duket se kjo përpjekje i është shpaguar, pasi së fundmi është angazhuar si aktor në një film të ri për fëmijë ku nuk mungojnë lëvizjet e Kung Fusë. /Telegrafi/