LAJMI I FUNDIT:

Prokurorët e Pejës u ligjërojnë nxënësve për “Stop drogave në shkolla”

Prokurorët e Pejës u ligjërojnë nxënësve për “Stop drogave në shkolla”

Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht njësitin antidrogë dhe zyrën rajonale të Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në këtë qytet, ka filluar implementimin e projektit “Stop Drogave në shkolla”.

Në kuadër të këtij projekti, prokurorë të kësaj prokurorie po ligjërojnë për nxënësit e shkollave të mesme në komunën e Pejës, me qëllim të parandalimit dhe vetëdijesimit tek nxënësit, për sanksionet ligjore që parashihen sipas ligjit për personat që kryejnë këtë vepër penale brenda perimetrit të shkollës dhe jashtë saj.

Projekti “Stop drogave në shkolla” vjen si rezultat i koordinimit dhe konkluzioneve nga takimet e mëparshme mes kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin Antidrogës.


Ky projekt po  implementohet edhe me  mbështetjen e Drejtorisë se Arsimit në Komunë të Pejës, ku ligjërimet do të mbahen nëpër të gjitha shkollat e mesme të kësaj komune. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori