LAJMI I FUNDIT:

Demokratët në rrugë drejt fitores në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA

Demokratët në rrugë drejt fitores në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA

Rezultatet preliminare jozyrtare të zgjedhjeve për Kongres tregojnë se demokratët në Shtetet e Bashkuara do të fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve derisa republikanët do të kenë kontrollin e Senatit.

Rezultati i zgjedhjeve të 6 nëntorit thekson se sa të ndarë janë amerikanët për qeverisjen e tyre si dhe ky rezultat përbën rrezik për dy vjetët e ardhshme të mandatit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një postim në orët e vona të 6 nëntorit, Trump e ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve “sukses të jashtëzakonshëm”.


Liderja demokrate në anën tjetër Nancy Pelosi, e cila ka mundësi të emërohet Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, ka thënë më 6 nëntor se “nesër do të jetë ditë e re për Amerikën”.

Bazuar në rezultatet preliminare, është parë se demokratët janë në rrugë për të fituar shumicën nëse jo të 23 ulëset e duhura për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve.

Sa i përket Senatit, republikanët kanë fituar të paktën dy ulëse nga demokratët duke fuqizuar kontrollin e Dhomës së lartë të Kongresit.

Ndonëse ka pasur raportime për probleme në disa qendra të votimit, duke përfshirë radhët e gjata dhe mosfunksionimi i skanerëve kompjuterikë, Sekretarja amerikane për Siguri të Brendshme, Kirstjen Nielsen, u ka thënë gazetarëve se nuk ka shenja “ të kompromisit në infrastrukturën e zgjedhjeve kombëtare”.

Aktualisht, republikanët kontrollojnë Senatin me 51 ulëse në krahasim me 47 sa kanë demokratët, njofton Evropa e Lirë.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët kanë 235 ulëse në krahasim me 193 sa kanë demokratët.

Kjo i bie që demokratëve u janë dashur edhe 23 ulëse për të fituar kontrollin në këtë trup.

Nëse fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët pritet të rinisin hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, si dhe supozimet për bashkëpunim në mes të ndihmësve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.

Nëse republikanët do të kenë kontrollin e kësaj Dhome, Trumpi pritet të shtyjë përpara legjislacionin për zvogëlim të taksave dhe përpjekjet për tkurrjen e Qeverisë Federale.

Sipas të dhënave të profesorit të Universitetit të Floridas, Michael McDonald, të paktën 44 shtete kanë tejkaluar numrin e përgjithshëm të votave të hershme në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014.

Zgjedhje për guvernatorë dhe referendume

Përveç ulëseve në Kongres, shumë shtete do të zgjedhin edhe guvernatorët e tyre dhe anëtarët e rinj të legjislaturës shtetërore.

Disa shtete kanë mbajtur edhe referendum në çështje specifike si taksat, dhuna ndaj kafshëve, legalizimi i marihuanës dhe rritja e pagës minimale.

Votuesit në Kolorado kanë zgjedhur demokratin Jared Polis si guvernatorin e tyre, duke u bërë kështu burri i parë ‘gay’ që ka treguar publikisht statusin e tij dhe është zgjedhur në një pozitë të tillë në SHBA.

Nga të gjitha aspektet, fushata zgjedhore ka qenë tejet e ashpër, në shkallën që nuk është parë me vite të tëra. Ekonomia e fortë dhe numri i vogël i papunësisë do të duhej të konsideroheshin lajm i mirë për presidentin dhe partinë e tij në zgjedhjet për Kongres që mbahen pas gati dy vjetëve prej kur presidenti fiton mandatin e tij katërvjeçar.

Mirëpo qasja e ashpër e Trumpit dhe politikat e tij sociale duket se ka ndikuar në aftësinë e republikanëve për t’u lavdëruar për çështjet ekonomike.

Përndryshe, fushata e këtyre zgjedhjeve është përcjellë me një valë të ngjarjeve në SHBA, duke përfshirë dërgimin e pakove me material shpërthyes drejt kritikëve të Trumpit dhe masakrën në një sinagogë në Pitsburg që kanë lënë të vdekur 11 persona, teksa sulmuesi ka treguar para sulmit se vrasësi ka pasur pikëpamje anti-semite. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Evropa
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit

SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit

Botë
Ku qëndrojnë Rusia dhe Ukraina, 1000 ditë pas fillimit të luftës mes tyre?

Ku qëndrojnë Rusia dhe Ukraina, 1000 ditë pas fillimit të luftës mes tyre?

Botë
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore

Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore

Evropa
Kalo në kategori