LAJMI I FUNDIT:

Ylli më i vjetër në univers: Trupi yjor 13.5 miliardë vjeçar, u gjet falë nivelit ekstrem të ulët të metaleve (Foto)

Ylli më i vjetër në univers: Trupi yjor 13.5 miliardë vjeçar, u gjet falë nivelit ekstrem të ulët të metaleve (Foto)

Astronomët e kanë gjetur atë që besohet të jetë një ndër yjet më të vjetër në univers, që daton 13.5 miliardë vjet më parë.

Shkencëtarët e gjetën yllin, duke kërkuar për përbërjen e metaleve, që del se ka më së paku se ndonjë yll tjetër ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Trupi yjor është vetëm dhjetë për qind e masës së diellit, gjë që e ka bërë të mos detektohet për kaq gjatë, megjithëse është në Rrugën e Qumështit.


Rruga e Qumështit ku u gjet ylli miliarda vjeçar

Ky yll miliarda vjeçar besohet se është krijuar ndër të parët në univers, kohë kur nuk kishte metale. Përgjithësisht, sa më të rinj që janë yjet, kanë përbërje më të lartë të metaleve.

“Nuk kemi gjetur kurrë ndonjë yll me masë kaq të vogël, si dhe përbërje të dobët në metale”, ka thënë astrofizikani Andrew Casey nga universiteti i Australisë.

Sipas tij, këto yje tregojnë se nuk ishin masive dhe vdiqën pa u parë si duhet.

Ekspertët besojnë se kjo gjetje, tregon që në teori këta yje të vegjël, mund të jetojnë për trilionë vjet. Në të njëjtën kohë, i detyron astronomët të rishkruajnë teorinë se yjet e vjetër ishin gjigantë.

“Këta yje janë krijuar prej një sasie shumë të vogël materiali, ndërsa janë aq të vegjël, sa që ende mund të jenë aty. Mirëpo janë të rrallë dhe shumë vështirë të gjinden, sikur gjilpëra në sanë”, ka shtuar Casey.

Yllin e kanë gjetur astronomët rastësisht, derisa ishin duke studiuar një shoqërues të tij binar në atë kohë.

Gjenerata e parë e yjeve, është formuar në fazat e hershme të universit, disa qindra milionë vjet pas Big Bengut, nga retë e gazit që përmbanin vetëm hidrogjen dhe helium. /Telegrafi/