LAJMI I FUNDIT:

Voskopoja, qendër e historisë së Ballkanit

Voskopoja, qendër e historisë së Ballkanit

Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike të Ballkanit, një perlë e Kulturës Ballkanike dhe Europiane.

Ajo ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit të Korçës. Është ndërtuar mbi një pllajë të lartë rreth 1200 m mbi nivelin e detit dhe mbrohet nga tri anë me male e kodra. Në anën lindore lartësitë vijnë duke u zbutur dhe krijojnë një luginë, e cila përbën hyrjen e vetme natyrale për në Voskopojë.

Në fillim të shekullit të XVIII qyteti kishte 14 lagje që zinin një sipërfaqe rreth 18 ha.


Voskopoja, si fshat i afërt me Korçën, rreth 20 km, është një fshat dikur qytet, në të cilin mbivendosen shumë shtresa kulturore të qytetërimit dhe të popullsisë. Voskopoja ka qënë një thesar kulturor që në themelimin e saj me vlera të veçanta jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin. Bazuar në këto vlera që mbart në mënyrë jo rastësore është kthyer në një qendër turistike të vizituar gjatë gjithë vitit.

Por,ajo që është e veçanta e Voskopojës, janë objektet e kultit, kishat, të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe këto janë: kisha ”Shën Nikolla”, kisha ”Shën Maria”, kisha ”Shën Ilia”, manastiri i ”Shën Prodhromit”, kisha ”Shën Thanasi”, kisha ”Shën Mehilli”, të cilat janë monument kulture të kategorisë I dhe për të cilat në vazhdimësi është treguar kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.

Voskopoja gjithashtu ruan dhe potencialin e saj turistik. Fshati, i cili ka të ndërthurur vlerat historike, kulturore dhe bukuritë natyrore, tërheq vizitorët të shumtë vendas dhe të huaj, transmeton atsh.

Grupime të ndryshme, familjare, shoqërore, por edhe individualisht, turistët zgjedhin të vizitojnë fshatin malor për klimën e freskët dhe vlerat e tij historiko-kulturore.

Kjo perlë i tërheq turistët e huaj, ku përveç atyre që ndalen për pak, ka nga ata që kalojnë ditët e tyre të pushimeve duke zëvendësuar bregdetin me klimën malore.

Përveç të huajve, fshatit nuk i mungojnë as pushuesit nga kryeqyteti apo qyteteve të tjera të Shqipërisë, gjithashtu të pandarë janë qytetarët e Korçës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori