LAJMI I FUNDIT:

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz viziton Kosovën

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz viziton Kosovën

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kurz do të pritet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kurz një ditë më parë ka qëndruar në Beograd, ku ka deklaruar se çfarë do marrëveshje legjitime që arrijnë Kosova dhe Serbia në dialog, do të jetë e pranueshme për Austrinë.


Para arritjes në Beograd, Kurz ka thënë se shpreson që vizita e tij të jetë një sinjal i qartë i Bashkimit Evropian për përkrahjen e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.