Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka sulmuar fort ish kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, pas deklaratave të kësaj të fundit lidhur me shtetësinë e Kosovës, luftën e UÇK-së dhe kryeministrin Haradinaj.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se “plakushja, Carla Del Ponte, gjeja e parë që do të duhej të sqaronte opinionin evropian e botëror është: Pse është formuar Tribunali i Hagës për ish Jugosllavinë? Për shkak të Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës e të Kosovës apo për shkak të politikave të krimit e të gjenocidit të politikës së Beogradit?”
“Krasniqi po ashtu ka shtuar se ajo, si kryeprokurore e Tribunalit të Hagës ka qenë e ngarkuar që në sallat e gjyqit t’i argumentojë dëshmitë për krimet e luftës dhe krimet ndaj njerëzimit të ushtruara nga regjimi serb i Millosheviqit, por ajo atje ku duhej t’i dëshmonte krimet në Gjykatë ka dështuar dhe tani po përpiqet me dëshmitë e rrejshme të Shërbimit Sekret Serb, të shërbimit që më dekada të tëra ka qenë në shërbim të politikave të krimit e të gjenocidit jo vetëm të Millosheviqit”.
Reagimi i Krasniqit vjen pasi ish-kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nga viti 1999-2007, në një intervistë për Ora News ka thënë se ka ende shumë punë për të bërë sa i përket ndëshkimit të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. Ajo e vë në pikëpyetje ekzistencën e Kosovës si shtet, si dhe e konsideron të padrejtë postin e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
“PLAKUSHJA- DEL PONTE OSE DËSHTIMI PROFESIONAL, NJERËZOR DHE INTELEKTUAL I NJË PROKUROREJE
Plakushja, Carla del Ponte, gjeja e parë që do të duhej të sqaronte opinionin evropian e botëror është: Pse është formuar Tribunali i Hagës për ish Jugosllavinë? Për shkak të Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës e të Kosovës apo për shkak të politikave të krimit e të gjenocidit të politikës së Beogradit? Ajo, si Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës ka qenë e ngarkuar që në sallat e gjyqit t’i argumentoi dëshmitë për krimet e luftës dhe krimet ndaj njerëzimit të ushtruara nga regjimi serb i Millosheviqit, por ajo atje ku duhej t’i dëshmonte krimet në Gjykatë ka dështuar dhe tani po përpiqet me dëshmitë e rrejshme të Shërbimit Sekret Serb, të Shërbimit që më dekada të tëra ka qenë në shërbim të politikave të krimit e të gjenocidit jo vetëm të Millosheviqit.
Kjo që po e bënë kjo plakushe e Prokurorisë së Hagës e cila dje do të duhej t’i dënonte në rend të parë krimet serbe, të cilën gjë nuk e bëri atje ku duhej dhe si duhej, tani, pas sa viteve ajo nuk e shkroi asnjë libër për krimin e pandëshkuar serbe, për amnistinë e dhjetëra e qindra kriminelëve serbë. Asnjë libër për katër luftërat e tre gjenocidet shkaktuara nga regjimi kriminel i Millosheviqit në hapësirën e ish Jugosllavisë dhe për shkak të cilëve është detyruar të ndërhynë edhe Komuniteti Ndërkombëtar. Veç ky fakt në vetvete flet shumë. Është më shumë se e qartë, ajo nuk ka e më gjasë nuk kishte ndonjë interesim që të dënoheshin kriminelet serbë, ajo paska dëshiruar triumfin e politikave të krimit e të gjenocidit serb, posaçërisht në Kosovë. Prandaj, ajo tërë arsenalin e gënjeshtrave serbe, të përgatitura mirë në kuzhinën e Beogradit e ka drejtuar kundër popullit më të shtypur të Jugosllavi së për gati një shekull – shqiptarëve të Kosovës. Për atë politike në Europë e Amerikë ka pasur e ka shumë raporte të organizatave të ndryshme për të drejtat e liritë e njeriut që kanë konfirmuar e argumentuar politikat kriminale e gjenocidale të Beogradit zyrtar. Filluar nga Luftërat Ballkanike, Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe sidomos nga Lufta e fundit (1998/99). Por ajo as që donë të dijë për ato raporte e sidomos për raportet e fundit që mund t’i gjej lehtas në enciklopedinë e njohur të Vikopedisë.
Unë jam e bindur se edhe plakushja Del Ponte dhe bashkështetasi i saj Dick Marti janë të yshtur dhe të paguar nga regjimi i sotshëm i Beogradit i cili udhëhiqet nga pinjollët e Millosheviqit dhe besniket e tij të djeshëm e të sotshëm. A mund të kuptohet ndryshe deklarimi i saj që sot na e solli portali “Blic”. Sipas të cilit ajo paska deklaruar:
“Kosova është privilegjuar me njohjen e saj si shtet që sipas meje ka qenë mjaft i nxituar. Gjithashtu kur ne nisëm hetimet tona patëm një vështirësi të madhe, pasi askush nuk donte që ne të bënim këto hetime. Në Kosovë duhet parë ende se çfarë po bëhet dhe për mua Kosova është ende një pikëpyetje.” As gjë e re, përralla të tilla bota demokratike është duke dëgjuar çdo ditë nga krerët e lartë të shtetit serb, të shtetit që as edhe një herë nuk janë distancuar nga politikat e krimit e të gjenocidit. Pse kjo politikë e gjenocidit mbështetet kaq me këmbëngulësi nga dy shtetas të Zvicrës demokratike, është goxha e pa kuptueshme, mbase mund të jetë arsyeje e korrupsionit financiar, ndryshe vështirë se mund të kuptohet nga mendja normale e njeriut me aftësi mesatare.
Zonja e shitur shtrenjtë për t’i shërbyer politikës antishqiptare serbe, e ka humbur besimin jo vetëm në gjyqësorin e Kosovës, por edhe në Gjykatën Speciale të Hagës, për të cilën thotë: “E tani ka një Gjykatë të Kosovës, e nuk kam dëgjuar se ka bërë gjë e kam dyshime se do të arrijë të zbardhë këtë ngjarje. Atëherë sa më takon, nuk na lejuan të bëjmë këtë hetim e nuk mundëm ta bëjmë këtë hetim, prandaj dhe unë e kam rrëfyer faktin në librin tim të parë “Gjuetia, Unë dhe kriminelët e luftës.” Të shohim e ç’do ndodhi, Por për eksperiencën time të punës di se sa më shumë kohë kalon aq më pak arrihet të zbardhet çështja.” Në të gjitha këto çështje që ajo deklarohet, për të saten herë vihet në shërbim të politikave kriminale e të gjenocidit serb. Natyrisht, ajo është paguar për ketë këmbëngulësi, mbase ajo ka të drejtë në moralin e saj të dyshimtë politik e profesional. Si dhe sa është paguar ajo e dinë më se miri! Ajo si prokurore që është duhej ta dinte se edhe mbrojtja e gjenocidit të cilitdo shtet është veprim kriminal.
Heshtja e saj, gjatë gjithë këtyre viteve, për politikat e gjenocidit serb të ushtruara në Kosovë, Kroaci e Bosnje e Hercegovinë, flet për orientimin e saj politik, intelektual e humanitar?! Me këto veprime zonja e shitur është duke shkelur me të katër këmbët në vlerat e proklamuara të Komunitetit Ndërkombëtare për të drejtat e liritë e njeriut e sidomos mbi vlerat e proklamuara të BE-së”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!