SPB Tetovë në takim me Prokurorinë për incidentet mes “Ballistëve” dhe “Vojvodëve”
Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka realizuar takim me Prokurorinë Themelore Publike – Tetovë, në lidhje me zbardhjen e ngjarjeve të 3 dhe 4 nëntorit, në të cilat janë përfshirë tifo-grupet “Ballistët” dhe “Vojvodët”.
Nga MPB thonë se në takim janë koordinuar aktivitetet për kualifikimin konkret të ngjarjeve, dinamikës dhe hapave të ardhshëm, me qëllim që të përgatiten paditë adekuatet për personat e përfshirë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ngjarjet e dy ditëve më parë në Tetovë, sot i ka dënuar edhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, prej ku kërkuan dënimin e gjuhës së urrejtjes, thirrjet dhe aktet e dhunës.
Përndryshe, të premten tifo-grupi “Vojvodi” gjatë festimit të ditës së themelimit të tyre në qendër të Tetovës, ofenduan shqiptarët me thirrje të ndryshme raciste dhe urrejtëse, ndërsa më pas reaguan edhe “Ballistët” në ndeshjen mes Shkëndijës dhe Shkupit e cila u luajt në stadiumin e qytetit në Tetovë./Telegrafi/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251