Nesër në Luginën e Preshevës mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, i cili merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve atje, me qëllim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe përdorimit të simboleve kombëtare.
Njohës të së drejtës kushtetuese në Kosovë thonë se të drejtat e shqiptarëve atje janë përkeqësuar dhe se ata që marrin mandatin për udhëheqjen e këshillit duhet të jenë unik dhe t’i përparojnë të drejtat e tyre nacionale.
Janë gjashtë shqiptarë nga parti të ndryshme të cilët pretendojnë të udhëheqin me Këshillin Nacional Shqiptar në Serbi.
Fushata parazgjedhore e tyre ka përfunduar dhe zgjedhjet mbahen nesër më 4 nëntor.
Këshilli është një institucion i themeluar në vitin 2010 për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe përdorimit te shkrimit e gjuhës shqipe.
Por praktikat tregojnë se Serbia asnjëherë nuk ka avancuar të drejtat dhe liritë, elementare të qytetarëve atje.
Madje, në luginë nuk u lejua as lapidari i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit, të cilin pushteti serb e pati hequr me dhunë.
Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, tregon për KosovaPress, se nuk është fare optimist se ky këshill do të mund të prodhojë të drejta për shqiptarët atje.
“Shteti i Serbisë është i detyruar t’u njoh të drejtat të cilat u takojnë, sipas dokumenteve për të drejtat e njeriut. Në anën tjetër për shqiptarët e Luginës kanë të drejtë legjitime të kërkojnë respektimin e të drejtave të njerëzve atje, edhe Shqipëria edhe Kosova, madje e kanë obligim, sikur qysh ka të drejtë Serbia të kërkojë të drejta për serbët në Kosovë. Madje Serbia nuk len adresë pa u ankuar për të drejtat e serbëve në Kosovë, ndërkaq shqiptarët e Luginës nuk i kanë as 30 për qind të drejtat sa i kanë serbët e Kosovës. Këshillat mund të formohen por nuk mund të prodhojnë të drejta për shqiptarët atje”, thotë Shala.
E profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se përkundër faktit që këshilli është kategori kushtetuese, të drejtat e shqiptarëve atje përveç që nuk kanë avancuar, ato janë përkeqësuar.
“Deri më tani fatkeqësisht përkundër faktit që ky organ është kategori kushtetuese, megjithatë të të drejtat e shqiptarëve në komunat përkatëse, të Luginës së Preshevës dhe në Medvegjë nuk janë avancuar por janë përkeqësuar. Vazhdimisht ka diskriminim, ka veprim të vazhdueshëm permanent të qeverisë dhe institucioneve tjera për të penguar në prona dhe në shtetësi njerëzit, në qarkullim të lirë… Pengojnë qarkullimin e segmenteve institucionale dhe përfaqësuesve të tyre të Kosovës që të shkojnë atje dhe të kenë kontakte, të ndihmojnë e të përkrahin të paktën moralisht, dhe politikisht pse jo, popullsisë dhe institucionet politike që janë atje”, thotë ai.
Ai thotë se do të duhej mobilizuar dhe unifikuar të gjitha forcat politike dhe qytetarët atje, në mënyrë që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje dhe të vendosin për një strukture që i reprezetnon më së miri interesat e tyre.
Sipas tij, efekti i këshillit varet edhe nga energjia pozitive e subjekteve politike dhe popullit atje.
“Varet kryesisht nga energjia pozitive dhe orientimet që duhet të kenë subjektet politike dhe popullata e Kosovës Lindore që të zgjedhë strukturë ne caktuar adekuate, dhe kreun adekuat të Këshillit Nacional të Shqiptareve në Luginë të Preshevës në mënyrë që edhe më shumë se deri më tani, duke mos nënçmuar dhe minimizuar punën që është bërë, të avancojmë më tutje, të jenë më unik dhe t’i përparojnë të drejtat e tyre nacionale, kulturore, identitetit të tyre, gjuhës dhe të drejtave të tjera që shkojnë në këtë spektër që i përkasin kompetencave të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thotë ai.
Sipas Baraliu, në këtë kohë kur Serbia pretendon anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të duhej të ishte e vetëdijshme dhe korrekte në respektimin e të drejtave në tërësi të komuniteteve atje.
Baraliu përmend edhe shqiptarët në Sanxhak të Serbisë, ku thotë se gjendja është edhe më keqe meqë nuk as shkolla shqipe dhe nuk përdorët flamuri shqiptar.
Derisa në Serbi nuk respektohen të drejtat e shqiptarëve, në komat e Kosovës që janë me popullatë shumicë serbe, qarkullojnë lirshëm të gjitha simbolet dhe përmendoret që përbëjnë identitet dhe histori të komunitetit të tyre.
Ndryshe, Kuvendi i përgjithshëm i këshillit Kombëtar Shqiptar, në të cilin po garojnë gjashtë lista shqiptare, përbëhet prej 15 anëtarëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën