Janë 29 persona që kanë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armëve pa leje në periudhën kohore janar- shtator të këtij viti. Këto shifra, janë publikuar nga ana e autoriteteve të rendit, sipas të cilave, mbajtja apo posedimi i armëve ilegale paraqet rrezik potencial për të gjithë si për qytetarët, po ashtu edhe për institucionet në përgjithësi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se për vite me radhë ka pasur incidente të raportuara dhe raste penale si pasojë e posedimit dhe përdorimit të kundërligjshëm të armëve.
Ai tha se Policia e Kosovës, bazuar në kompetencat ligjore gjatë realizimit të detyrave operative dhe hetimore, konfiskon armët që mbahen apo përdoren në mënyrë të kundërligjshme nga qytetarë apo kushdo tjetër.
“Bazuar në statistikat që ne kemi si Polici e Kosovës, gjatë një viti mesatarisht konfiskojmë rreth 1200 armë të llojeve të ndryshme dhe municion të kalibrit të ndryshëm. Gjatë viti 2017, kemi konfiskuar 1211 armë të llojeve të ndryshme dhe 26 mijë e 200 copë municion të kalibrit të ndryshëm. Kurse, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë konfiskuar 599 armë dhe 832 lloje të municioneve të ndryshme”, tha Hoxha.
Koordinatorja në projektin e Kosovës për siguri në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP) Jeta Tela, tha për Radion Evropa e Lirë, se nga përvojat e viteve të kaluara, mund të thuhet se në Kosovë, ka rënie sa i takon numrit të armëve ilegale.
“Duke u bazuar në hulumtimet apo anketat që janë bërë në Kosovë, besohet që prej vitit 2006 në bazë të strategjisë që është bërë, besohet se kanë qenë rreth 360 mijë armë ilegale, ndërsa tani sipas anketave të fundit, besohet se në duar të qytetarëve janë rreth 260 mijë armë ilegale. Por, pavarësisht punës dhe progresit të arritur edhe nga ana e Policisë së Kosovës, megjithatë prania e armëve ilegale në duart e qytetarëve paraqet rrezik edhe për sigurinë publike, edhe për qytetarët, por edhe fëmijët në përgjithësi”, theksoi Tela.
Ajo tha se edhe në drejtim të shkatërrimi të armëve është bërë progres.
“Ne, përmes projektit tonë vazhdimisht e mbështesim Policinë e Kosovës në shkatërrim dhe për shembull gjatë periudhës 2008-2017, janë konfiskuar rreth 14 294 armë dhe janë shkatërruar mbi 10 mijë armë”, tha ajo.
Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, tha se policia, në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare, po ndërmerr veprime për të zvogëluar dukurinë e mbajtjes së armëve ilegale.
“Ne, në vazhdimësi dhe në bashkëpunim edhe me autoritetet e tjera dhe ato ndërkombëtare, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, organizatat e ndryshme edhe ndërkombëtare, kemi ndërmarrë veprime dhe fushata vetëdijësuese për sensibilizim të opinionit për rrezikun që paraqesin këto armë”, shpjegon Hoxhaj.
Organizatat që merren me sigurinë në Kosovë thonë se potenciali i përdorimit të armëve ilegale nga ana e qytetarëve paraqet rrezik, po që sipas tyre nuk është rrezik i nivelit të lartë, sepse siç deklarojnë ato, ka një vetëdijesim nga ana e qytetarëve nga rreziku i përdorimit të armëve ilegale.
Sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare, shtetet në vendet e Ballkanit kanë numër më të madh të armëve për kokë banori se sa vendet tjera në Evropë. Në ato raporte thuhet se shumica e armëve që përdoren nuk janë të regjistruar.
Në vitin 2010, në Kosovë është miratuar një ligj që sanksionon personat të cilët posedojnë armë pa leje.
Ky ligj thuhet se është hartuar konform konventave të ndryshme evropiane rreth përdorimit të armëve të zjarrit, ka thënë autoritetet e rendit.
Disa nga arsyet pse qytetarët e Kosovës mbajnë armë janë pasojat e pasluftës, frika, mosbesimi tek institucionet e Kosovës dhe si një nga arsyet është potencuar të jetë edhe tradita./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja