LAJMI I FUNDIT:

Pse Alfred Nobel vendosi të krijojë çmimin e tij, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Pse Alfred Nobel vendosi të krijojë çmimin e tij, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Në vitin 1888, vdiq vëllai i Alfred Nobelit. Por një gazetë, botoi gabimisht emrin e tij. Ajo e kritikonte atë për shpikjen e dinamitit, dhe shkruante:”Vdiq tregtari i vdekjes!”. Alfredi u mërzit aq shumë nga ajo që lexoi, sa që e përdori pasurinë e tij për të nderuar arritjen e njerëzimit në fusha të ndryshme. Kështu lindi Çmimi Nobel.

Tregtari amerikan Ben Kohrum, u sulmua nga ujqërit në vitin 1922. Pasi qëlloi dhe vrau me pushkën e tij 7 ujqër, dhe rrahu deri në ngordhje 4 të tjerë, ai u dorëzua për t’u shqyer në copa nga pjesa tjetër e lukunisë. Trupi i tij u gjet i rrethuar nga mbetjet e 11 ujqërve, që kishte vrarë në përpjekje për të shpëtuar jetën e vet.

Grafitet e zbuluara në muret e qytetit antik të Pompeit janë përkthyer. Ato tregojnë se sjellja njerëzore, ka mbetur e pandryshuar në 2000 vitet e fundit.


Në 2014, një aktiviste për të drejtat e kafshëve fitoi 685.737 dollarë për traumën që përjetoi, pasi zbuloi se babai i fëmijës së saj kishte qenë një agjent sekret, i ngarkuar me detyrën e spiunimit të saj. Ai kishte jetuar me të për vite me radhë, pati një fëmijë, dhe u largua kur djali ishte vetëm 2-vjeç. Pas gati 25 vitesh pa asnjë kontakt, ajo lexoi mbi ish-bashkëshortin në një gazetë.

Krimet i dhunshme në SHBA dhe Evropë, ishte në nivelin më të lartë në zonat me ndotjen më të madhe nga plumbi. Ato arritën kulmin 20 vjet pasi aditivët e plumbit në benzinë dhe bojëra u ndaluan, dhe shënuan rënie pas kësaj.

Më 23 korrik 1983, Fluturimi 143 i Air Canada, me 69 vetë në bord, mbeti pa karburant në një lartësi prej 13.500 metrash. Gjithsesi, piloti arriti të ulë avionin në mënyrë të sigurt, pasi ishte me shumë përvojë. Gabimi i zbuluar, më vonë, ishte se avioni ishte furnizuar me vetëm 11 mijë, dhe jo 22 mijë litra karburant.

Pas rrethimit të ambasadës iraniane në Londër, një polic i shërbimit sekret u përpoq të neutralizonte të vetmin të mbijetuar të armatosur, Fouzi Nejad. Ai u kthye në ndërtesë për ta qëlluar, por ndryshoi mendjen kur e kuptoi se operacioni ishte duke u transmetuar drejtpërsëdrejti në televizion.

Presidenti amerikan Teodor Ruzvelt mbajti një fjalim 2 orësh, vetëm pak minuta pas një atentati të kryer ndaj tij. Ai arriti në përfundimin se meqë nuk kishte vjellë gjak, plumbi nuk kishte depërtuar tërësisht në mushkëri. Ndaj nuk pranoi të shkonte menjëherë në spital.

Fëmijët e vegjël, kanë biologjikisht një tolerancë më të lartë ndaj sheqerit sesa të rriturit, dhe në fakt nuk ka pothuajse asnjë kufizim se sa sheqer mund të konsumojnë ata. /bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori