Zaev: Janë përgatitur amendamentet, nuk ka padrejtësi ndaj bashkësive etnike (Video)
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp tha se qeveria ka arritur të përgatit tekstin për amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.
Zaev njoftoi se qeveria ka pranuar kërkesat e tetë deputetëve të përjashtuar nga OBRM-PDUKM dhe shtoi se kërkesat e tyre janë harmonizuar me amendamentet e qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ju informojmë se qeveria ka konfirmuar draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës, të cilat dalin nga marrëveshja me Greqinë. Ky proces sipas meje në këtë fazë, është vlerë në shoqëri përkrah përfshirjes ndëretnike. Më vjen mirë që kemi gjetur gjuhë të përbashkët për përgatitjen e amendamenteve. Dua të konstatoj se kemi pasur takim me grupin e ri të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, ku kemi pranuar kërkesat e tyre. Kemi biseduar edhe me deputetët tjerë, të cilëve ju është ofruar që propozimet e tyre t’i vendosin në amendamentet e qeverisë”.
“Katër amendamentet janë shumë të thjeshta, në mënyrë që të largojmë frikën dhe manipulimet në opnion. Ata do të publikohen në media dhe vlerësoj se janë në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Kërkesa e parë ka të bëjë me identitetin maqedonas, si dhe trashëgiminë kulturore dhe historike. Pjesa e dytë hyrja në fuqi e marrëveshjes, pas ratifikimit në Greqi. Dhe pjesa e tretë është përdorimi i brendshëm i emrit – bëhet fjalë për dokumente dhe materiale tjera, të cilat do t’u garantojnë qytetarëve joharxhime shtesë, respektimin e afateve të dokumenteve aktuale dhe kështu me radhë”, tha mes tjerash Zaev.
Ai shtoi se në amendamentet e propozuara nga qeveria është përfshirë edhe Marrëveshja e Ohrit dhe në këtë mënyrë theksoi se është bërë drejtësi mes gjitha bashkësive tjera etnike.
Zaev ftoi gjithë deputetët e Kuvendit që të kyçen në procesin e ndryshimeve kushtetuese, pasi sipas tij, hapet rruga euroatlantike dhe kjo është në interes të qytetarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime