Deputetët e pavarur: Kërkesat tona për ndryshimet kushtetuese janë pranuar nga qeveria (Video)
Koordinatorja e grupit të deputetëve të pavarur, të cilët u përjashtuan nga OBRM-PDUKM Elizabeta Kançeska-Milevska, sot në konferencë për shtyp njoftoi se pas takimit të mbrëmshëm që kanë pasur me kryeministrin Zoran Zaev, kërkesat e tyre për ndryshimin e Kushtetutës janë pranuar nga qeveria.
Ajo tha se ata kanë pasur tre kërkesa në lidhje me draft-amendamentet dhe për të njëjtat kanë marrë premtim nga qeveria se do të vendosen në amendamentet që pritet sot të dorëzohen në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Mbrëmë me kryeministrin kemi diskutuar për propozimet tona që duhet të përfshihen në amendamentet. Nga qeveria u njoftuam se propozimet tona janë pranuar do të vendosen në draft-amendamentet. Kërkesa jonë e parë ka qenë garantimi i identitetit maqedonas. Ky propozim do të vendoset në nenin 49 në Kushtetutë dhe do të garantojë trashëgiminë kulturore dhe historike maqedonase. Kërkesa e dytë është nëse Greqia nuk ratifikon marrëveshjen dhe sërish bllokon rrugën euroatlantike, do të ketë shfuqizim të të gjitha amendamenteve që dalin nga marrëveshja me Greqinë dhe asgjë nuk do të vlejë. Kërkesa e tretë është për ndryshimin e emrit dhe përdorimin e jashtëm të tij. Gjegjësisht në çdo dokument, ndryshimet duhet të bëhen brenda 5 viteve”, tha mes tjerash Kançeska-Milevska.
Ajo tha se presin që të përfshihen në procesin për amendamentet kushtetuese dhe ftuan edhe deputetët tjerë që të kyçen në ndryshimin e Kushtetutës, pasi siç tha, është e nevojshme që të marrin pjesë të gjithë deputetët në këtë proces të rëndësishëm për shtetin.
Kançeska-Milevska tha se edhe zyrtarisht do ta njoftojnë kryetarin e Kuvendit se në të ardhmen do të veprojnë si deputetë të pavarur në Kuvend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025