LAJMI I FUNDIT:

Qëndresë Deda, Altin Krasniqi dhe Dion Zeqiri – tre finalistët e “Artistëve të së nesërmes”

Qëndresë Deda, Altin Krasniqi dhe Dion Zeqiri – tre finalistët e “Artistëve të së nesërmes”

Stacion-Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka shpallur ekspozitën e finalistëve të çmimit Artistët e së nesërmes 2018.

Juria e çmimit e përbërë nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven; Erëmirë Krasniqi, studiuese dhe drejtoreshë e Oral History Kosovo; Jelena Vesiq, kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjëruese; Adrian Deva, artist dhe edukator arti; dhe Amanda Parmer, drejtore e programit e Independent Curators International (ICI), ka zgjedhur tre finalistët: Qëndresë Deda, Altin Krasniqi dhe Dion Zeqiri.


Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018 do të shpallet me 5 dhjetor 2018 në Klubin e Boksit në Prishtinë.

Çmimi është organizuar në bashkëpunim me Residency Unlimited në New York, mbështetur nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork. Çmimi u ofron artistëve të arteve pamore, nën moshën 35-vjeçare, mundësinë të krijojnë vepra të reja, të jenë pjesë e një procesi specifik edukativ, të kenë takime dhe prezantime me një juri ndërkombëtare.

Në trend Kultura

Më shumë
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula

Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula

Kulture
Fuqia e tulipanit

Fuqia e tulipanit

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Karakteret letrare në novelat e Migjenit

Karakteret letrare në novelat e Migjenit

Analiza
“Bota zgjuar” e Frederik Rreshpjes

“Bota zgjuar” e Frederik Rreshpjes

Analiza
Kalo në kategori