LAJMI I FUNDIT:

Për flamurin kuqezi

Për flamurin kuqezi
Ilustrim

Jemi mësuar të shohim flamuj serbë duke valëvitur nëpër lokalitete të ndryshme ku jetojnë serbët në Kosovë, krejt në suaza të një normaliteti.

E, në Serbi, as ngjyrat kuq e zi në kombinim, nuk janë normalisht të konceptueshme! E lëre më një flamur siç është ky i yni, me një shqiponjë të zezë në mes e të mbuluar me ngjyrë të kuqe, të çfarëdo lloj formati të mundshëm! Sikur, veç me prezencë, i futë frikën tërë popullit serb e shtetit serb në veçanti.

Krejt kjo për Serbinë duket diçka anormale, aq sa është e nevojshme të sanksionohet edhe me ligj.


E, Serbia, duke parë mosgatishmërinë e faktorit politik që përfaqëson shqiptarët në të, për zgjidhjen e këtij problemi, ajo duke krijuar pushtete pa karakter ekzekutiv, siç është edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, e për të cilin organizohen edhe këto zgjedhjet e fundit, ua bartë zgjidhjen e këtij problemi në duar shqiptarëve. Por, gjithmonë duke e ditur se duart e këtyre të fundit janë pa kompetenca ekzekutive.

Dhe kështu, ky problem i shqiptarëve vazhdon të ekzistojë, derisa nuk ekziston një konsensus nacional për zgjidhjen e këtij problemi, falë të cilit plot shqiptarë o janë dënuar me burg a të holla të majme, o janë detyruar të largohen përgjithmonë nga trojet e tyre.

Flamuri, si shenjë përcaktuese e identitetit tonë, nuk guxon të sanksionohet me ligj nga Serbia, sepse nuk është i sanksionuar në as edhe një vend tjetër të botës a Evropës së civilizuar, destinacion ky drejt të cilit edhe po mendon se po rrugëton Serbia.
Nëse shqiptarët, si faktorë politikë në Serbi, nuk bien dakord për strategjinë e zgjidhjes së këtij problemi, mbi flamurin tonë, sidomos këto kohëve të fundit, do ta bartin mbi supe këtë censurë nacionale, të garantuar edhe me të drejtat dhe konventat ndërkombëtare, si njërin nga fajet më të mëdha të bëra ndonjë herë.

Ekzistojnë mjete e ide të ndryshme për zgjidhjen e këtij problemi, e shqiptarët e Luginës së Preshevës, respektivisht përfaqësuesit e tyre politikë, duhet t’i shterojnë të gjitha këto, e të dalin me propozim konkret, drejtuar parlamentit qendror në Serbi, aty ku edhe zë fill i gjithë diskriminimi që vjen karshi shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës.

Në trend

Më shumë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën

Lajme
Kalo në kategori