LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 2017, Teatrin Kombëtar e vizituan 15,175 vetë, Odën 8,243, Dodonën 5,876

Në vitin 2017, Teatrin Kombëtar e vizituan 15,175 vetë, Odën 8,243, Dodonën 5,876

Në vitin 2017, Teatrin Kombëtar e vizituan 15 mijë e 175 persona në 161 shfaqje premierë dhe reprizë, thonë të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.

Numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 102 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 5,876; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 43 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 8,243.


Numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 38, ndërsa numri i vizitorëve ishte 15,872.

Numri i filmave të shfaqur në kinemanë ABC ishte 72, prej tyre pesë filma vendorë dhe 67 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 10,791.

Numri i filmave të shfaqur në kinemanë CINEPLEXX ishte 181, prej tyre dy filma vendorë dhe 179 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 338,963.

Numri i filmave të shfaqur në kinemanë DOKU-KINO DHE DOKUFEST ishte 323, prej tyre 27 filma vendorë dhe 296 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 21,554.

Fondi i librave në biblioteka ishte 1,782,945, ndërsa numri i lexuesve ishte 158,176.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 72, ndërsa numri i vizitorëve ishte 71,335. /Gazeta Monitor/