Në muajin nëntor, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka planifikuar të mbajë një konferencë për situatën në Kosovë.
Në konferencën e Këshillit të Sigurimit për situatën në Kosovë, i dërguari special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të raportojë për zhvillimet aktuale dhe raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm.
Serbia do të marrë pjesë në takim me përfaqësues të nivelit të lartë, ndërkohë që Kosova do të prezantohet nga ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, shkruan Security Council Report.
Këshilli i Sigurimit ka vendosur si praktikë mbajtjen e takimeve informuese një here në tre muaj, megjithëse rezoluta 1244 nuk e ka përcaktuar si duhet bërë raportimi i Sekretarit të Përgjithshëm.
Gjatë presidencës së Këshillit të Sigurimit në muajin gusht, Mbretëria e Bashkuar vendosi të mos mbahet takimi për Kosovën.
Ambasadorja Karen Pierce, tha se Kosova nuk ka kërkuar takime të tilla dhe se Këshilli i Sigurimit duhet të fokusohet në çështje të tjera të sigurisë ndërkombëtare, që kërkojnë detyrime më të mëdha.
Haley: Rishikim strategjik të misionit
Në letrën e saj dërguar më 9 tetor Sekretarit të Përgjithshëm, ambasadorja e SHBA, Nikki Haley i kërkoi Sekretariatit të inicojë një rishikim strategjik të misionit dhe të zhvillojë një strategji për t’ i dhënë fund UNMIK-ut.
Një nga temat kryesore, me të cilën Këshilli i Sigurimit përballet në Kosovë është ruajtja e stabilitetit dhe ulja e tensionit midis Prishtinës dhe Beogradit. Një çështje tjetër është roli që mund të luajë UNMIK për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese midis Beogradit dhe Prishtinës.
Këshilli do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet për një marrëveshje të mundshme midis Prishtinës dhe Beogradit, përfshirë edhe mundësinë për rregullime territoriale. Një nga çështjet e Këshillit, është nëse kjo mund të ketë efekt destabilizues në vendet fqinje duke nxitur tensionet etnike në rajon, shkruan Security Council Report, përcjell DW.
Disa vende anëtare të Këshillit të Sigurimit, sidomos SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë theksuar mungesën e nevojës për ciklin e raportimeve aktuale dhe kanë bërë thirrje për zvogëlimin e misionit për shkak të stabilitetit relativ në bazë.
Ka rritje të numrit të vendeve që ndajnë këto pikëpamje, prandaj Këshilli mund të marrë parasysh propozime për ndryshimin e ciklit të raportimeve, përfshirë ndryshimin e formatit të takimeve për konsultime.
Sa i përket efektivitetit të misionit, Këshilli mund t’ i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të kryesojë një rishikim strategjik, për të parë mënyrat e rritjes së efektivitetit të UNMIK-ut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja