Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se në tremujorin e tretë të këtij viti në Kosovë janë regjistruar 2.212 ndërmarrje, ose 16.1 për qind më pak në krahasim me tremujorin paraprak.
Sipas raportit të ASK-së, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur një rënie të ndërmarrjeve të regjistruara për 0.1 për qind.
“Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin tregtia me 519 ndërmarrje të regjistruara 23.5%, prodhimi me 214 ndërmarrje ose 9.7%, akomodim dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 212 ndërmarrje të regjistruara ose 9.6% etj”, ka bërë të ditur ASK-ja, shkruan Telegrafi.
Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2.149 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (97.2%); me 5 deri 9 të punësuar janë 41 ndërmarrje të regjistruara (1.9%); me 10 deri në 19 të punësuar janë 15 ndërmarrje të regjistruara (0.7%), etj.
“Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 649 ndërmarrje të regjistruara ose 29.3%, Ferizaj me 187 ndërmarrje ose 8.5%, Prizreni me 162 ose 7.3%, Gjilani me 134 apo 6.1%, Peja me 113 ndërmarrje të regjistruara 5.1% etj”, thekson publikimi i ASK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
British American Tobacco investon 100 milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City