LAJMI I FUNDIT:

E dini sa do të duhej të zgjaste dita që femrat të arrijnë t’i kryejnë të gjitha obligimet?

E dini sa do të duhej të zgjaste dita që femrat të arrijnë t’i kryejnë të gjitha obligimet?

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin që femrave të sotme u nevojitet dita e cila zgjat 28 orë për t’i arritur të gjitha obligimet.

Gjashtë nga dhjetë femra kanë thënë që u nevojitet ditë më e gjatë madje për 3 orë e 36 minuta, transmeton Telegrafi.

Vetëm atëherë do të arrijnë t’i përfundojnë të gjitha punët dhe obligimet, aktivitetet familjare dhe jetën shoqërore.


Gjysma e femrave të cilat kanë marrë pjesë në hulumtim, nga to dymijë kanë thënë që sakrifikojnë orët e gjumit në mënyrë që eventualisht të bënin diçka për shpirtin e vet: të ushtronin apo të shoqëroheshin.

Siç shkruan “The Sun”, kjo do të thotë që shumë femra në ditë flenë vetëm gjashtë orë në vend të tetë orëve të rekomanduara.

Femrat të cilat punojnë kryesisht janë në punë nga ora 09:00 deri në 17:00, mirëpo një numër jo i vogël kanë thënë që ndodh se nuk dalin nga puna para orës 19:00.

Gjysma e femrave kanë deklaruar që ngrihen qysh para orës 6 të mëngjesit, ndërsa nuk shkojnë të flenë para gjysmës së natës.

E gjithë kjo shkakton gjendje siç janë rraskapitja, problemi me përqendrimin, krijimin e qeskave nën sy dhe lëkurë të lodhur.

Sikur të kinin ditën e cila do të zgjaste 28 orë, femrat gjatë studimit kanë deklaruar që gjithnjë e më shumë do të shoqëroheshin me miqtë dhe me partnerin, do t’i përkushtoheshin përgatitjes së ushqimit dhe të provuarit të recetave të reja dhe do të kalonin më shumë kohë në palestër. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Warren Buffett thotë se janë tri mënyra për t’u bërë i varfër: alkooli, zonjat dhe huamarrja

Warren Buffett thotë se janë tri mënyra për t’u bërë i varfër: alkooli, zonjat dhe huamarrja

Këshilla Lifestyle
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Shenjat që tregojnë se po punoni në një ambient toksik

Shenjat që tregojnë se po punoni në një ambient toksik

A e dini se...
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët

Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Tre shenja që rrallë kërkojnë ndihmë, mendojnë se mund të bëjnë gjithçka më së miri vetë

Tre shenja që rrallë kërkojnë ndihmë, mendojnë se mund të bëjnë gjithçka më së miri vetë

Astrologji
Kalo në kategori